By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë në pastrimin e mushkërive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë në pastrimin e mushkërive
Shëndetësi

Ushqimet natyrale që ju ndihmojnë në pastrimin e mushkërive

admin
Last updated: 08/07/2026 09:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme.

Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë. Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit dhe konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.

Lëngu i karrotës

Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.

Lëngu i qitros

Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.

Brokoli

Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitaminë zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani. Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.

Portokalli

Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit. Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin.  Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet./agroweb/

You Might Also Like

Spinaq për sy të shëndetshëm

Farat me fuqi shëruese…

Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?

Kjo bimë ju ndihmon të kuroni sëmundjet reumatike

Mënyra e thjeshtë për ta gatuar orizin që t’i përgjysmoni kaloritë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drake e pranon se ka akoma ndjenja për Rihannan
Next Article KQZ-ja certifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?