By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ShGM publikon Kodin e ri etik dhe udhëzimet për përdorimin e IA-së për gazetarët në RMV
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ShGM publikon Kodin e ri etik dhe udhëzimet për përdorimin e IA-së për gazetarët në RMV
Maqedoni

ShGM publikon Kodin e ri etik dhe udhëzimet për përdorimin e IA-së për gazetarët në RMV

admin
Last updated: 08/07/2026 09:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) publikuan të martën Kodin e ri të Gazetarëve, të përditësuar pas një procesi pune të zhvilluar nga një grup i përbërë nga përfaqësues të këtyre organizatave.

Kodi i ri përfshin udhëzime për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në gazetarinë e përditshme, raportimin për rastet e vetëvrasjeve dhe grupet e cenueshme, si dhe mënyrën e dallimit të përmbajtjes reklamuese nga ajo gazetareske.

Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski, tha se Kodi i deritanishëm për më shumë se 25 vjet ka qenë themeli i gazetarisë, por se ndërkohë bota ka ndryshuar ndjeshëm me zhvillimin e platformave digjitale, algoritmeve dhe inteligjencës artificiale.

“Në një botë të tillë ishte e natyrshme të pyesnim nëse parimet e vjetra etike janë ende të mjaftueshme. Përgjigjja është e qartë: vlerat themelore të gazetarisë nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë. E vërteta, verifikimi i fakteve, pavarësia, interesi publik dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve mbeten themeli i këtij profesioni”, tha Çadikovski.

Kodi i ri trajton për herë të parë sfidat e epokës digjitale, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, transparencën, konfliktin e interesit, si dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe privatësisë. Sipas hartuesve, dokumenti është përgatitur për më shumë se dy vjet përmes një procesi gjithëpërfshirës me gazetarë, ekspertë dhe organe vetërregulluese, duke krijuar një dokument autentik dhe rezistent ndaj presioneve.

Kodi vendos rregulla dhe udhëzime për përdorimin e inteligjencës artificiale në redaksi, forcon standardet për transparencën, korrigjimet dhe konfliktin e interesit, si dhe i kushton më shumë vëmendje mbrojtjes së dinjitetit të viktimave, fëmijëve dhe privatësisë.

Në prezantimin e Kodit foli edhe kryetari i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Aleksandar Krzhalovski, i cili përgëzoi organizatorët për procesin gjithëpërfshirës të hartimit të dokumentit dhe ndau përvojat nga zbatimi i Kodit për organizatat civile.

Krzhalovski paralajmëroi se ekziston rreziku që dokumenti të mbetet vetëm në letër nëse nuk krijohen mekanizma të fortë për zbatimin e tij.

“Pyetja është se si do të zbatohet dhe si do të monitorohet në të ardhmen. Nga përvoja me organizatat civile kemi parë se, megjithëse mbi 150 organizata e kanë nënshkruar Kodin, vetëm rreth 25 përqind i përmbushin detyrimet që rrjedhin prej tij. Ky është një mësim që tregon se çfarë ju pret edhe në zbatimin e Kodit të ri të gazetarëve. Shpresoj që IMM, së bashku me partnerët e tjerë, të krijojë mekanizma efikasë për respektimin e tij dhe që gazetarët të mos e shohin këtë vetëm si një dokument formal, por ta zbatojnë realisht”, tha ai.

Në Kod theksohet se liria e medias është një e drejtë e paprekshme. Misioni i gazetarisë mbështetet në të drejtën e çdo njeriu për qasje në informata dhe ide, në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, thuhet se detyrë dhe obligim i gazetarëve është të respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut për t’u informuar në kohë dhe me saktësi. Përgjegjësia e gazetarit ndaj publikut ka përparësi ndaj detyrimeve ndaj punëdhënësit apo çdo autoriteti tjetër, ndërsa gazetari është i obliguar të mbrojë interesin publik.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja maqedonase para Samitit të NATO-s në Ankara: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe
Next Article Inflacioni në Maqedoni bie në 3.4 për qind, ushqimet u liruan në qershor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?