By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po tenton Lidhja Shqiptare të etablohet si parti opozitare që nuk joshet nga pushteti?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > A po tenton Lidhja Shqiptare të etablohet si parti opozitare që nuk joshet nga pushteti?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A po tenton Lidhja Shqiptare të etablohet si parti opozitare që nuk joshet nga pushteti?

admin
Last updated: 08/07/2026 10:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Skena politike shqiptare ka ndryshuar shumë dy vitet e fundit. Ka pasur bashkime e ndarje, koalicione e fragmentime të pafundme. Sot kur po shkruajmë në pushtet kemi një koalicion prej katër partive që u shndërruan në një subjekt të vetëm, dhe në opozitë kemi, BDI-në, ASH-në e Taravarit, LSH-në e Selës, dhe PDSH-në, gjithashtu edhe Lëvizjen Populli. Pra, po faktori politik shqiptar po kthehet një dekadë më herët kur në pushtet ishte një parti, BDI, dhe në opozitë kishte shumë parti, shkruan Zhurnal.

Rikthimi i modelit të vjetër opozitar

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës është një nga subjektet që po përpiqet të gjejë vendin e vet në këtë mozaik të ri politik. Krijimi i një partie të re nuk ishte thjesht një lëvizje organizative, por një tentativë për të rikthyer një identitet politik që sipas Selës ishte zbehur në kompromiset e shumta të opozitës së viteve të fundit. LSH u pozicionua që në fillim si parti që synon të mbajë qëndrim parimor, duke mos u afruar me pushtetin e Mickoskit, pavarësisht ofertave të mundshme. Narrativa e tyre është e qartë opozita duhet të jetë opozitë, jo një strukturë që pret momentin për t’u bërë pjesë e qeverisë.

Se LSH po tenton të shndërrohet në subjekt që nuk joshet nga pushteti e dëshmon edhe reagimi i fundit i deputetes së kësaj partie, lire Dauti, e cila ka akuzuar VLEN-in dhe BDI-në se, sipas saj, me veprimet e tyre po i shërbejnë VMRO-DPMNE-së në procesin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor.

Ajo pretendon se ndryshimet e propozuara do t’ua pamundësojnë shqiptarëve të diasporës votimin elektronik ose me postë edhe në zgjedhjet lokale, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet zgjedhore në disa komuna me shumicë shqiptare.

Në një reagim publik, Dauti iu drejtua qytetarëve shqiptarë duke vlerësuar se dy blloqet politike shqiptare, ndonëse në pozita të ndryshme, po veprojnë në favor të VMRO-DPMNE-së.

“Shqiptarë të dashur, VLEN dhe BDI po bashkëpunojnë, secili në mënyrën e vet, për t’i bërë hyzmetin VMRO-së”, deklaroi Dauti.

Sipas saj, kjo është dëshmuar së fundmi me nënshkrimin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga VMRO-DPMNE, për të cilin ajo thotë se përjashton diasporën nga mundësia e votimit elektronik ose me postë edhe në zgjedhjet lokale.

“Së fundmi, kjo u pa edhe me nënshkrimin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga VMRO, me të cilin diasporës po i ndalohet votimi elektronik ose me postë edhe për zgjedhjet lokale. Me këtë përjashtim, ata po ia mundësojnë VMRO-së fitoret e ardhshme në Kërçovë, Bërvenicë dhe Butel”, u shpreh deputetja. përcjell  Zhurnal.mk .

Sfida e fragmentimit të opozitës shqiptare

Në terrenin aktual politik, LSH përballet me një sfidë të madhe fragmentimin e opozitës shqiptare. BDI mbetet partia më e strukturuar dhe më e madhe opozitare, me organizim të fortë dhe me rrjet të gjerë. ASH e Taravarit ka pozicionim të qartë pro‑reformave dhe po tenton të tërheqë votuesit e rinj, dhe aktualisht menaxhon me dy komuna. PDSH po kërkon rikthim me retorikë tradicionale, ndërsa Lëvizja Populli duket që nuk ka ambicie për tu rritur dhe zhvilluar tutje.

Opozita shqiptare është e shpërndarë, e paunifikuar dhe shpesh e fokusuar në konfliktet e brendshme. Kjo i jep LSH‑së hapësirë për të ndërtuar profilin e vet si parti e “parimeve”, duke u paraqitur si alternativë e pastër. Por ka edhe rreziqe pasi nëse LSH mbetet vetëm në retorikë parimore, pa struktura të forta dhe pa kapacitet mobilizues, mund të mbetet në vendnumëro. Votuesit shqiptarë në RMV historikisht kanë kërkuar parti që jo vetëm kritikojnë, por edhe ofrojnë zgjidhje konkrete dhe kapacitet për të ndikuar realisht në pushtet.

Prandaj, kuptohet qartë që Lidhja Shqiptare po tenton të etablohet si parti opozitare e qëndrueshme, por rruga është e vështirë. Ajo ka potencial të krijojë një profil të ri politik, por duhet të dëshmojë se parimet e saj nuk janë vetëm retorikë. Në muajt dhe vitet në vijim, do të shihet nëse LSH do të mbetet opozitë e pakompromis, apo do të ndjekë rrugën e njohur të politikës në RMV atë drejt pushtetit. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Operacioni “Basti i fundit”, AMP arreston një punonjës policie
Next Article E PORTOKALLTA
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?