By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë
Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

admin
Last updated: 08/07/2026 12:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 8 korrik, Zhurnal.mk – Në hapje të takimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Ankara, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia vazhdon të jetë ndër vendet kryesore që kontribuojnë në operacionet, misionet dhe stërvitjet e Aleancës, shkruan Telegrafi.

Në fjalimin e tij, Erdogan theksoi se Turqia, si vendi me ushtrinë më të madhe në Evropë, është e gatshme t’i vendosë kapacitetet e saj në shërbim të NATO-s sa herë që kjo është e nevojshme.

“Si vendi që ka ushtrinë më të madhe në Evropë, ne përpiqemi t’i vëmë kapacitetet tona në shërbim të Aleancës në çdo fazë kur kjo është e nevojshme”, ka deklaruar Erdogan.

Ai përmendi edhe Kosovën si një nga vendet ku Turqia kontribuon në kuadër të angazhimeve të NATO-s.

“Në Kosovë, në Detin e Zi, në zonën e Baltikut dhe në rajone të tjera gjeografike, ne jemi ndër aleatët kryesorë që kontribuojnë në operacionet, misionet dhe stërvitjet e Aleancës”, tha presidenti turk.

Erdogan foli edhe për investimet e Turqisë në mbrojtjen ajrore dhe raketore, duke bërë të ditur se Ankaraja ka ndarë një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh.

Në fjalimin e tij, presidenti turk foli edhe për luftën në Ukrainë, krizën iraniane, sigurinë në Lindjen e Mesme dhe nevojën për solidaritet të plotë kundër të gjitha formave të terrorizmit.

You Might Also Like

Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane

Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të KOSTT: Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur

Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë
Next Article Jaupaj: Reformim i shërbimit hidrometeorologjik për krijimin e një sistemi modern
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?