By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi bashkë me kryeministrin Kurti në jubileun e KOSTT-it në Prishtinë: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i tranzicionit energjetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi bashkë me kryeministrin Kurti në jubileun e KOSTT-it në Prishtinë: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i tranzicionit energjetik
MaqedoniTOP LAJM

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi bashkë me kryeministrin Kurti në jubileun e KOSTT-it në Prishtinë: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i tranzicionit energjetik

admin
Last updated: 08/07/2026 13:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup/Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Tranzicioni energjetik nuk mund të jetë i suksesshëm pa një ndërlidhje më të fortë rajonale, interkoneksione të reja dhe investime të përbashkëta në infrastrukturën e transmetimit. Ky ishte një nga mesazhet kryesore që drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, përcolli në panel-diskutimin me temë “Integrimi rajonal i sistemeve elektroenergjetike dhe tregjeve të energjisë elektrike”, të organizuar me rastin e 20-vjetorit të operatorit kosovar të rrjetit të transmetimit, KOSTT.

Në panel, ku morën pjesë drejtori ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, dhe administratori i operatorit shqiptar OST, Elisian Bici, në kontekstin e nevojës për zhvillimin e rrjetit rajonal, Latifi theksoi se planet evropiane parashikojnë një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit, ndërsa Ballkani Perëndimor ka një rol të rëndësishëm në këtë proces.

“Koridori i transmetimit Lindje–Perëndim përfaqëson një nga nismat më të rëndësishme rajonale. Vizioni i përbashkët dhe koordinimi ndërmjet operatorëve janë mënyra e vetme për të ndërtuar në kohë infrastrukturë që do të mund t’u përgjigjet nevojave të tranzicionit energjetik”, tha ai.

MEPSO po punon në mënyrë aktive për realizimin e interkoneksionit të ri 400 kV Manastir – Ohër – Elbasan, i cili do të rrisë kapacitetin për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike me Shqipërinë. Paralelisht, po zhvillohen aktivitete edhe për interkoneksionin e ri me Bullgarinë, si dhe për modernizimin e lidhjes ekzistuese me Greqinë. Sipas tij, këto projekte janë pjesë e një koncepti më të gjerë rajonal për forcimin e ndërlidhjes elektroenergjetike në Evropën Juglindore.

Duke iu referuar ndërtimit të përshpejtuar të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Latifi theksoi se MEPSO tashmë menaxhon kapacitete të konsiderueshme të lidhura në rrjetin e transmetimit, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet intensifikimi i investimeve në rrjetin e transmetimit, sistemet e balancimit, ruajtjen e energjisë dhe digjitalizimin.

“Suksesi i tranzicionit energjetik varet nga partneriteti i fortë rajonal, planifikimi i përbashkët dhe investimet në kohë në infrastrukturën e transmetimit. Vetëm përmes bashkëpunimit të koordinuar mund të ndërtojmë një sistem energjetik evropian të sigurt dhe të qëndrueshëm”, theksoi Latifi, duke shtuar se vizioni i MEPSO-s është të zhvillohet si një operator modern i sistemit, i cili, përveç infrastrukturës, do të menaxhojë edhe të dhëna, teknologji digjitale dhe zgjidhje inteligjente që do të sigurojnë një sistem elektroenergjetik të besueshëm, fleksibil dhe të qëndrueshëm.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bislimi: Për VLEN-in puna mbetet mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, barnat Enoxaparin, Nadroparin dhe Rivaroxaban do të mbulohen nga FSSH
Next Article Për gjashtë muaj janë regjistruar mbi një mijë zjarre
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?