By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bordi i Paqes propozon krijimin e zonës së parë humanitare në Gazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bordi i Paqes propozon krijimin e zonës së parë humanitare në Gazë
Bota

Bordi i Paqes propozon krijimin e zonës së parë humanitare në Gazë

admin
Last updated: 08/07/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 8 korrik, Zhurnal.mk – Bordi i Paqes, i themeluar me mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë, po shqyrton krijimin e një zone të parë humanitare në jug të enklavës palestineze, bëri të ditur një zyrtar.

Sipas tij, zona do të ndërtohej pranë qytetit të Rafahut dhe do të ishte në gjendje të strehonte dhjetëra mijëra palestinezë.

Hyrja do të lejohej vetëm për civilët e paarmatosur, të cilët do t’i nënshtroheshin një procesi verifikimi.

Projekti parashikohet të shërbejë si hapi i parë për vendosjen në funksion të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), një organ i përbërë nga teknokratë palestinezë që do të merrej me administrimin civil gjatë periudhës së tranzicionit.

Sipas raportimeve të medieve egjiptiane dhe palestineze, Izraeli vazhdon të pengojë hyrjen e këtij komiteti në Rripin e Gazës.

Aktualisht, NCAG operon nga Egjipti.

Siguria e zonës humanitare do të garantohej nga një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), e cila është ende në fazën e krijimit nën drejtimin e Bordit të Paqes.

”Banorët e verifikuar do të mund të hynin dhe të dilnin lirisht nga zona”, sipas zyrtarit.

Megjithatë, ideja e krijimit të zonave të tilla humanitare ka ngritur shqetësime në mesin e organizatave humanitare ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur rezerva për ndikimin që mund të kenë këto masa mbi lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e civilëve.

You Might Also Like

Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”

Kina dhe BE , qëndrime të kundërta në lidhje me kompaninë e tregëtisë elektronike JD.com

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

Zbulohet tuneli i dytë për kalimin e migrantëve nga Bjellorusi

Pekini refuzon sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe bën thirrje për dialog

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zyrtare: Zlatko Dalic largohet nga Kroacia
Next Article Gazetarja e pyeti Marta Kos: Shpjegojeni si të ndërtojmë besim me një vend anëtar të BE‑së që nuk e njeh gjuhën dhe identitetin?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?