By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zvicra synon goditjen ndaj kampionëve të botës, Yakin me mesazh të fortë: Argjentina mund të mposhtet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zvicra synon goditjen ndaj kampionëve të botës, Yakin me mesazh të fortë: Argjentina mund të mposhtet
Sport

Zvicra synon goditjen ndaj kampionëve të botës, Yakin me mesazh të fortë: Argjentina mund të mposhtet

admin
Last updated: 08/07/2026 14:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur me optimizëm dhe besim përpara përballjes së madhe ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë me frikë, pavarësisht se përballë do të ketë kampionët në fuqi të botës.

Përfaqësuesja zvicerane ka zhvilluar një turne mjaft të mirë deri më tani dhe tani synon të bëjë hapin më të madh, duke eliminuar një nga favoritët kryesorë për trofeun dhe duke siguruar një vend historik në gjysmëfinalet e Botërorit.

Në konferencën për media para ndeshjes, Yakin pranoi forcën e Argjentinës, por theksoi se në futboll nuk ekzistojnë skuadra të pamposhtura.

“Do të luajmë kundër kampionëve në fuqi. Është një mundësi unike për ne, por Argjentina nuk është e pamposhtur”, deklaroi trajneri Yakin.

Ai shtoi se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është e vetëdijshme për karakterin e kundërshtarit.

“Sigurisht që do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur. E njohim mirë mentalitetin e skuadrave të Amerikës së Jugut. Për ta çdo ndeshje ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe luftojnë për çdo top deri në fund”.

“Ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë takimit dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na paraqitet”, u shpreh Yakin.

Argjentina vjen në këtë përballje pas kualifikimit në çerekfinale falë fitores ndaj Egjiptit, ndërsa Zvicra synon të shkruajë historinë me një sukses ndaj kampionëve të botës dhe të sigurojë një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Argjentinës do të zhvillohet të shtunën më 11 korrik dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të fazës çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

You Might Also Like

Ibrahimovic tallet pa mëshirë me Ronaldon pas magjisë së Messit: Fansat e tij janë me dhimbje dhe lot në sy

Zyrtare: Zlatko Dalic largohet nga Kroacia

Problemet me penalltitë e qendërmbrojtësve në Kupën e Botës 2026: Pesë nga gjashtë gjuajtësit dështuan në të njëjtën mënyrë

Ylber Ramadani transferohet te klubi i Superligës së Turqisë

As Klose, as Maradona – Lionel Messi ua merr të gjitha rekordet në Kupën e Botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha intervistë për mediet britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
Next Article Mickoski: Maqedonia vazhdon me reformat, forcimin e ekonomisë, institucioneve dhe sundimit të ligjit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?