By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
Kosovë

Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

admin
Last updated: 08/07/2026 16:31
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fillim të takimit, i cili u zhvillua në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, gjeneralmajori Ulutaş e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjatë takimit, Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Po ashtu, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Sipas njoftimit, në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në vend.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kos: Nevojitet konsensus politik për Kodin Zgjedhor që RMV të marrë 4 milionë euro
Next Article Gjykata Kushtetuese pa shumicën e nevojshme për iniciativën e Levicës për Kodin Zgjedhor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?