By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë
Shqipëri

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

admin
Last updated: 09/07/2026 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku u ndal te masat e reja të miratuara nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Ministrja theksoi se dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e periudhave kontributive për ndihmësit personalë janë angazhime të parashikuara në programin qeverisës “Shqipëria 2030”, në kuadër të politikave për forcimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjes së familjeve.

Me Aktin Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre masave. Nga 1 korriku 2026 dyfishohet pagesa mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë, të cilët kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Ministrja Sala nënvizoi se kjo është hera e parë që mbështetja shtrihet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke garantuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet.

Gjatë takimit, ministrja vlerësoi edhe modelin e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, si një shembull të shërbimeve sociale të ofruara pranë komunitetit, që ndihmojnë përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo fëmije.

Këto masa financohen në kuadër të rritjes me 8.9 miliardë lekë të Buxhetit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, rritja më e madhe buxhetore në historinë e institucionit, duke mundësuar zgjerimin e mbështetjes sociale, vijimin e politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor dhe investime të reja në shërbimet publike.

“Objektivi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti, përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta,” u shpreh ministrja Sala.

You Might Also Like

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket

Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur

Mbyllet pas gjashtë orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Wadephul: NATO më e fortë se kurrë pas samitit të Ankarasë
Next Article Revolucioni i Flamingove: Mijëra arsye për protestë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?