By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis gjyqi në themel për ish-çiftin/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të pranishëm në seancë, ish-presidenti përfaqësohet nga një avokat tjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nis gjyqi në themel për ish-çiftin/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të pranishëm në seancë, ish-presidenti përfaqësohet nga një avokat tjetër
Shqipëri

Nis gjyqi në themel për ish-çiftin/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të pranishëm në seancë, ish-presidenti përfaqësohet nga një avokat tjetër

admin
Last updated: 09/07/2026 12:19
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Sot mbahet gjyqi në themel për ish-presidentin Ilir meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO.

Monika Kryemadhi ka mbërritur për seancën, teksa ka vendosur të shkojë me një bluzë me mbishkrimin “Është një ditë e mrekullueshme”.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen, do t’i zbërthej manipulimet që janë bërë”, tha Kryemadhi.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se procesi ka nisur tashmë, të pranishëm në seancë janë të dy, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ilir Meta ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati Bujar Musta, kjo pasi vendosi të mos bashkëpunojë më me Kujtim Cakranin.

Gjykata iu drejtua Metës: Aktet janë gati prej kohësh, por mbrojtësi juaj ka refuzuar t’i marrë. Mund të paraqitet avokati për t’i marrë, ose ua vëmë në dispozicion në paraburgim.

Meta: Vojsava Ismailaj e dha intervistën pas një sms që më dërgoi dhe unë refuzova ta takoj. Kam njoftuar me 5 janar prokurorin e përgjithshëm dhe nisi një çështje, pasi zonja kishte lidhje me elemente destabilizues.

Avokati i Monika Kryemadhit: Nuk ka çështje gjyqësore, por politike. Akti i ekspertimit financiar të shpallet i pavlefshëm dhe i papërdorshëm

Redi Llanaj, avokati i Monika Kryemadhit, po paraqet kundërshtimet ndaj akuzës së SPAK për ish-deputeten.

“Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël…”, u shpreh ai.

Gjykata: Gjykata ju tërheq vëmendjen të mos cenoni solemnitetin e kësaj seance duke përdorur terma të tillë.

Llanaj: Fjala ‘vegël’ nuk është fjalë ofenduese, do të thotë instrument.

Po ashtu, avokati kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Meta-Kryemadhi.

“Ky akt, për ne, është totalisht i njëanshëm dhe duhet të konsiderohet i papërdorshëm dhe i pavlefshëm. Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Mendoj se ky është momenti për ta bërë këtë kërkesë, që të caktohet një ekspert i pavarur ose një grup ekspertësh, sepse është një provë thelbësore.

Po ashtu, ne kemi kërkuar dëshminë e zotit Shatku. Nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë dëshminë e tij. Ne kërkojmë që dëshmia e tij të merret me letërporosi. Ka disa elementë që mund të sqarohen nga dëshmia e tij, si mënyra e njohjes me Kryemadhin, kush e inicioi kontratën dhe nëse zonja Kryemadhi mund ta bënte këtë negociatë. SPAK nga telefoni ka gjetur foton e një karte dhe ia atribuon përdorimin e kësaj karte të pandehurës Monika Kryemadhi. Do të ishte me interes që ai ta shpjegonte këtë pjesë. Po ashtu, kërkojmë marrjen e dëshmisë së një shtetasi afrikano-jugor, për ta pyetur lidhur me marrëveshjen dhe nëse Monika Kryemadhi ka pasur kompetencën apo fuqinë për të negociuar atë kontratë.”

SPAK pretendon se Adrian Shatku kërkonte që kompania e tij UNIFI të lidhte një kontratë interkoneksioni ndërkombëtar.

Nga komunikimet e gjetura në telefonin e Monika Kryemadhit, sipas SPAK, rezulton se ajo dhe Ilir Meta janë angazhuar për të ndihmuar realizimin e kësaj marrëveshjeje. Në dosje përmenden takime me drejtues dhe biseda me Adrian Shatkun për ecurinë e negociatave.

Në një nga mesazhet, Shatku pyet Kryemadhin nëse janë takuar me një person që identifikohet si “Afrikano-Jugori”, ndërsa diskutohen hapat për firmosjen e marrëveshjes. Pikërisht për këtë arsye avokati kërkoi që ai shtetas të dëshmojë, pasi pretendon se mund të sqarojë nëse Kryemadhi ka pasur realisht ndonjë rol në negociata.

Redi Llanaj kërkoi të pyetet Esmeralda Shkjau, Vali Bizhga, Edi Rama, si kryeministër dhe propozues i projektligjit nga Këshilli i Ministrave, Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë dhe Industrisë, që ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në ligjin e minierave. Deputetët që kanë propozuar ndryshimet e ligjit nr. 134/2014.

You Might Also Like

Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë

Sot dita e 40-të e protestës para Kryeministrisë, tubuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit

“Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

Koncerti i Kanye West, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Tedi Blushi: Presidenti Meta nuk ka nevojë për avokat, pasi s’ka asnjë qindarkë të paligjshme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raportimi për të luftën në Kosovë sfidohet nga mungesa e specializimit
Next Article Revizioni në Agjencinë e Punësimit zbuloi kontrata tre-ditore, pagesa pa dokumente dhe 77% e honorareve për një avokat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?