By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Unaza hekurudhore e Shkupit u lëshua për transport më të shpejtë të mallrave, më pak trena në qendër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Unaza hekurudhore e Shkupit u lëshua për transport më të shpejtë të mallrave, më pak trena në qendër
Maqedoni

Unaza hekurudhore e Shkupit u lëshua për transport më të shpejtë të mallrave, më pak trena në qendër

admin
Last updated: 09/07/2026 14:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Unaza hekurudhore e Shkupit do të mundësojë transport më të shpejtë dhe më efikas të mallrave përgjatë Korridorit 10, si dhe do të kontribuojë në uljen e ndotjes në kryeqytet, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai theksoi se me rikonstruksionin e unazës hekurudhore, trenat e mallrave nuk do të kenë më nevojë të kalojnë nëpër zonën qendrore të qytetit, gjë që sjell përfitime të shumëfishta – kohë më të shkurtër transporti, siguri më të madhe dhe cilësi më të mirë të jetesës për qytetarët.

“Është e vërtetë se para 30–40 vitesh, kur u ndërtua për herë të parë kjo unazë, trenat e mallrave nuk kalonin nëpër Shkup. Por, për shkak të neglizhimit dhe degradimit të infrastrukturës hekurudhore gjatë viteve të fundit, ky koridor nuk përdorej. Ne vendosëm ta rikonstruktojmë plotësisht së bashku me NP Hekurudhat Infrastrukturë dhe në kohë rekord e përfunduam unazën hekurudhore të Shkupit”, tha Nikolloski.

Sipas tij, modernizimi i infrastrukturës hekurudhore do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik përgjatë Korridorit 10, veçanërisht përmes përmirësimit të lidhjeve me vendet fqinje.

Si hap të rëndësishëm ai veçoi futjen e sistemit “One‑stop shop” në kufirin hekurudhor me Greqinë, me të cilin trenat e mallrave nuk kanë më nevojë të ndalen dy herë gjatë kalimit të kufirit, por kalojnë përmes një kontrolli të përbashkët.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Gjevgjelinë, sepse Korridori 10 kalon pikërisisht këtu. Për më tepër, po punojmë edhe për ndërtimin e një pikëkalimi hekurudhor të përbashkët me Serbinë, gjë që do ta përshpejtojë më tej transportin”, theksoi ministri.

Sa i përket ndërtimit të linjës së shpejtë hekurudhore në Korridorin 10, Nikolloski informoi se përgatitja e dokumentacionit po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar.

“Pres që gjatë verës të përfundojnë të gjitha dokumentet. Një nga një po kompletohen dhe të gjitha janë brenda afateve të parashikuara. Më pas do të vijë edhe faza e ndërtimit”, shtoi Nikolloski.

Nga Ministria e Transportit thonë se me këto projekte krijohen kushte që Maqedonia të bëhet një korridor transporti më konkurrues dhe më tërheqës për trafikun ndërkombëtar të mallrave.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria u ndaloi hyrjen dhjetëra personave nga Maqedonia e Veriut për shkak të protestave kundër qeverisë në Tiranë
Next Article Mickoski: Çfarë të doni do të pranojmë, vetëm t’ia mundësojmë të votojë diaspora
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?