By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samiti në Ankara tregoi vlerën e bashkëpunimit transatlantik në industrinë e mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Samiti në Ankara tregoi vlerën e bashkëpunimit transatlantik në industrinë e mbrojtjes
Maqedoni

Samiti në Ankara tregoi vlerën e bashkëpunimit transatlantik në industrinë e mbrojtjes

admin
Last updated: 15/07/2026 19:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 15 korrik Zhurnal.mk – Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, ka deklaruar se samiti i NATO-s i mbajtur javën e kaluar në Ankara dëshmoi vlerën e bashkëpunimit transatlantik në industrinë e mbrojtjes, si dhe ka theksuar se projektet e përbashkëta mes kompanive turke, evropiane dhe të Amerikës së Veriut janë kyçe për forcimin e sigurisë së aleancës, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Komitetit për Siguri dhe Mbrojtje (SEDE) të Parlamentit Evropian dhe delegacionit për marrëdhëniet me NATO-n, Shekerinska tha se bashkëpunimi më i ngushtë industrial do të forcojë si sektorin evropian të mbrojtjes, ashtu edhe bazën më të gjerë industriale të mbrojtjes euroatlantike.

“Kapaciteti i prodhimit industrial nuk është i kënaqshëm, as në Evropë, as në SHBA dhe as në Kanada”, tha Shekerinska, duke shtuar se bashkëpunimi më i ngushtë brenda aleancës është thelbësor për përmbushjen e kërkesave të NATO-s në fushën e kapaciteteve ushtarake.

“Mendoj se në Ankara pamë qartë vlerën e një bashkëpunimi të fortë industrial, i cili do të jetë transatlantik. Ai do ta bëjë më të fortë industrinë evropiane të mbrojtjes, por edhe industrinë tonë euroatlantike në tërësi”, shtoi ajo, duke iu referuar projekteve të suksesshme ku kompani të BE-së bashkëpunojnë me kompani nga Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, SHBA-ja dhe Kanadaja.

Sipas saj, Forumi i Industrisë së Mbrojtjes së NATO-s, i mbajtur paralelisht me samitin, tregoi se sa të integruara janë bërë zinxhirët transatlantik të furnizimit në industrinë e mbrojtjes.

Ajo tha se, megjithëse disa kompani konsiderohen evropiane ose amerikane, shumë prej projekteve të prezantuara në Ankara mbështeten në zinxhirë furnizimi thellësisht të ndërlidhur që shtrihen në të dy anët e Atlantikut.

“Kjo flet fuqishëm në favor të një revolucioni industrial transatlantik, ndaj na duhen më pak barriera, jo më shumë”, u shpreh ajo.

Duke e cilësuar samitin e Ankarasë si “transformues dhe një sukses të jashtëzakonshëm”, Shekerinska tha se aleatët treguan se po i shndërrojnë në veprime konkrete angazhimet e marra në samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Hagë.

Shekerinska tha se rritja e shpenzimeve për mbrojtjen pasqyron një kontribut më të madh të aleatëve evropianë brenda NATO-s dhe mbështet vizionin e aleancës për “një Evropë më të fortë në një NATO më të fortë”.

Ajo shtoi se aleatët evropianë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve të SHBA-së për ndarje më të madhe të barrës, duke theksuar se rritja e shpenzimeve për mbrojtjen tani duhet të përkthehet në kapacitete konkrete ushtarake përmes një prodhimi më të fuqishëm industrial.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 100 çifte u shkurorëzuan brenda një muaji
Next Article LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?