By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Risteski: Nesër do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Risteski: Nesër do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social
Maqedoni

Risteski: Nesër do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

admin
Last updated: 15/07/2026 18:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – Të enjten do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës qeveritare, si përgjigje ndaj shportës sindikale, për të cilën autoritetet vlerësuan se përfshin edhe produkte luksi. Nga kjo shportë, e cila, siç është paralajmëruar nga Qeveria, do të fillojë të aplikohet nga shtatori, do të mblidhen të dhëna që do të shërbejnë si bazë për hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Nesër është paraparë Këshilli Ekonomiko-Social në të cilin do të shqyrtohen disa pika. Një prej pikave është edhe sjellja e programit vjetor për punën e Këshillit Ekonomiko-Social. Nga Ministria e Arsimit do të prezantohet edhe Ligji i ri për arsimin sipëror. Shporta konsumatore tanimë është përgatitur, është pranuar nga Këshilli Ekonomiko-Social, por po harmonizohen të dhënat me Entin Shtetëror të Statistikës, që në kohë t’i marrim ato të dhëna, që të mund t’i përpunojmë ato dhe në kohë të mund ta shpallim, që të ketë efekt shporta mesаtаre konsumatore.”, – deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Oda Ekonomike dhe Qeveria promovojnë planin operativ për punësim

Risteski tha se shporta mesatare konsumatore nuk do të jetë zëvendësim i shportës minimale konsumatore që përgatitet nga Lidhja e Sindikatave. Kjo u theksua në Odën Ekonomike, ku me përfaqësuesit e Qeverisë u diskutua për planin operativ për punësim për këtë vit. Me këtë rast u theksua se në fokus mbeten ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

“Kjo masë në mënyrë direkte ka efekt ndaj kompanive, pasi nëpërmjet atyre personave të papunësuar dhe nëpërmjet kësaj mase do të mund t’i plotësojnë vendet e punës dhe nga ana tjetër të punësojnë numër më të madh të personave të papunë, duke kontribuar për uljen e papunësisë në vendin tonë.”, – theksoi Natasha Jankovska nga Oda Ekonomike.

“Me rëndësi esenciale është që ndërmarrjet, mikro, të vogla dhe të mesme të trajtohen në këtë mënyrë, sepse ato janë 99.8% në vendin tonë. Kreatorë të vendeve të punës janë 72.9%, ndërsa kontribuojnë në bruto prodhimin vendor 67.5%. Duhet t’i vendosim në piedestal, prandaj e përshëndes këtë masë.”, – u shpreh kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike njëherësh theksojnë se kjo masë duhet thelluar edhe më shumë, përkatësisht të rritet numri i të punësuarve për kompani.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti pret ambasadorin austriak Martin Pammer, theksohet partneriteti në rrugën evropiane
Next Article Izet Mexhiti nënshkruan në Librin e Zisë për Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thanin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?