By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Po më djeg shpirti”, Lionel Scaloni mes lotësh largohet nga konferenca për shtyp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Po më djeg shpirti”, Lionel Scaloni mes lotësh largohet nga konferenca për shtyp
Sport

“Po më djeg shpirti”, Lionel Scaloni mes lotësh largohet nga konferenca për shtyp

admin
Last updated: 20/07/2026 10:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lionel Scaloni nuk arriti t’i mbante lotët pas humbjes së Argjentinës me rezultat 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke dhënë një konferencë për shtyp plot emocione që përfundoi para kohe.

Përzgjedhësi argjentinas u shfaq i prekur teksa foli për rrugëtimin e skuadrës së tij dhe vështirësinë për të ndërtuar sërish një grup të tillë.

“Të gjithë ne në stafin teknik kemi menduar për të qenë në këtë moment. Por për të vazhduar më tej duhen shumë gjëra, mbi të gjitha të rifillosh gjithçka nga e para”.

“Të ndërtosh sërish një grup si ky është shumë e vështirë… dhe kjo më dhemb në shpirt”.

Më pas ai u ngrit nga karrigia dhe u largua nga konferenca.

‘Më falni”.

Pavarësisht humbjes, Argjentina e çoi Spanjën në vazhdime edhe pse luajti me një futbollist më pak, ndërsa Scaloni la të kuptohej se ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër nëse skuadra e tij do të kishte mbetur me 11 lojtarë në fushë.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, pati vetëm fjalë vlerësimi për homologun e tij.

“Më vjen shumë keq për atë që po kalon. Megjithatë, ai duhet të jetë i lumtur. Ka thyer çdo rekord. Ka ende shumë përpara. Është i ri. Madje i thashë se është shumë më i ri se unë dhe ka ende shumë futboll përpara”.

Kontrata e Scalonit me Federatën Argjentinase të Futbollit përfundon në dhjetor dhe ai ka konfirmuar se do ta respektojë deri në fund./

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance bëhet baba për herë të katërt
Next Article Charli XCX në dasmën e ish-it të Taylor Swift, Matty Healy, me Gabbriette Bechtel
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?