Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht priten edhe intervale me intensitet më të lartë.

