By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burri i Rita Orës do të jetë nikoqir, ndërsa Bebe Rexha do të performojë në mbrëmjen e rëndësishme humanitare të amfAR
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Burri i Rita Orës do të jetë nikoqir, ndërsa Bebe Rexha do të performojë në mbrëmjen e rëndësishme humanitare të amfAR
Showbizz

Burri i Rita Orës do të jetë nikoqir, ndërsa Bebe Rexha do të performojë në mbrëmjen e rëndësishme humanitare të amfAR

admin
Last updated: 12/08/2026 10:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Regjisori dhe aktori i njohur Taika Waititi do të jetë nikoqir i gala-mbrëmjes së amfAR Venezia, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në kompleksin luksoz Molino Stucky, në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

Në këtë event të rëndësishëm humanitar do të jetë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila do të ngjitet në skenë për një performancë muzikore, shkruan The Hollywood Reporter.

Mbrëmja do të nderojë gjithashtu artisten dhe performuesen e njohur Marina Abramović, e cila do të vlerësohet me çmimin “Award of Inspiration”.

 Taika Waititi (Foto: Taika Waititi/Instagram)

Kjo paraqitje vjen për Bebe Rexhën pas publikimit të albumit të saj të fundit, “Dirty Blonde”, duke e bërë këtë një tjetër ngjarje të rëndësishme në kalendarin e saj artistik.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që Taika Waititi do të jetë me ne në Venecia si nikoqir i këtij eventi. Ai ka qenë për shumë vite një mbështetës i palëkundur i luftës kundër AIDS-it dhe veçanërisht i amfAR-it”, ka deklaruar CEO i amfAR, Kyle Clifford.

Waititi nuk është i panjohur me këtë event. Regjisori dhe aktori, i cili është bashkëshorti i këngëtares Rita Ora, ka marrë pjesë edhe në edicionet e mëparshme të gala-mbrëmjes. Në vitin 2023, ai dhe Rita Ora ishin të pranishëm në amfAR Venezia.

Përveç rolit si nikoqir, Waititi do të ketë edhe angazhime të tjera gjatë qëndrimit në Venecia. Ai do të jetë pjesë e kastit të filmit “Place to Be”, me regji të Kornél Mundruczó, ku interpreton krahas Ellen Burstyn dhe Murray Bartlett. Filmi është pjesë e përzgjedhjes zyrtare të festivalit.

 Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ndërkohë, artistja Marina Abramović i bashkohet një liste të gjatë personalitetesh të nderuara ndër vite në gala-n e amfAR, ku bëjnë pjesë emra si Antonio Banderas, Richard Gere, Ava DuVernay, Ferzan Özpetek dhe Julian Schnabel.

Programi i mbrëmjes do të përfshijë kokteje, një darkë gala me veshje elegante, si dhe një ankand të drejtpërdrejtë ku do të ofrohen vepra arti bashkëkohor dhe përvoja të veçanta.

Eventi i amfAR do të zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Venecia dhe do të synojë mbledhjen e fondeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kërkimet dhe luftën kundër AIDS-it.

You Might Also Like

Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles

Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga shitëse në dyqanin e ‘Gucci’-t në 70 milionë ndjekës: Kush është gruaja e Cristiano Ronaldos – Georgina Rodriguez?
Next Article Xhenur Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?