Gruaja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvija, ka reaguar pas ndihmës financiare që këngëtarët Labi dhe 2Ton i kanë ofruar familjes, shkruan Raporto24.
Ajo ka shprehur mirënjohjen për dy artistët, duke treguar se ndihma prej 5 mijë eurosh ka ardhur në një moment të vështirë për të dhe djalin e saj, Roelin.
“Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm. Ka njerëz që, pa ia kërkuar askush, e ndiejnë si detyrim moral të jenë pranë tij”, ka shkruar Selvija.
Ajo i ka falënderuar publikisht Labin dhe 2Ton, duke theksuar se mbështetja e tyre është për të njësoj sikurse të ishin pjesë e rrethit familjar.
“Për mua, keni hyrë në rrethin familjar”, ka shkruar ajo, duke u lutur që Zoti t’i shpërblejë për të mirën që kanë bërë.

