Kopenhangë, 12 gusht, Zhurnal.mk – përcjell Zhurnal.mk . Danimarka është e gatshme të forcojë kontrollet në kufijtë e saj dhe, si masë të fundit, edhe t’i mbyllë plotësisht kufijtë, nëse Europa përballet me një valë të re migratore. deklaroi kryeministrja daneze Mette Frederiksen
Deklarata e saj u bë gjatë një debati urgjent në Parlamentin e Danimarkës, ku u diskutua kriza e emigracionit dhe situata në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut.
Frederiksen theksoi se një politikë e rreptë migratore është thelbësore si për Danimarkën, ashtu edhe për Europën.
Ajo i cilësoi si “shqetësuese” pamjet nga Ceuta, ku dhjetëra mijëra migrantë kaluan nga Maroku drejt territorit spanjoll gjatë krizës së fundit.
Qeveria daneze ka kërkuar gjithashtu një reagim më të fortë europian, përfshirë forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe mundësinë e rikthimit të përkohshëm të kontrolleve në kufijtë e brendshëm të zonës Schengen, nëse paraqiten rreziqe nga lëvizjet dytësore të migrantëve.

