By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: De la Espriella i kërkon Trumpit pezullimin e tarifave pas tërmetit që goditi vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > De la Espriella i kërkon Trumpit pezullimin e tarifave pas tërmetit që goditi vendin
Bota

De la Espriella i kërkon Trumpit pezullimin e tarifave pas tërmetit që goditi vendin

admin
Last updated: 17/08/2026 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bogota, 17 gusht, Zhurnal.mk – Për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti i fundit në vend, presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të pezullojë përkohësisht tarifat doganore ndaj produkteve kolumbiane.

Kreu i ri i shtetit kolumbian e bëri të ditur kërkesën përmes një postimi në rrjetin social X.

Deri tani, nga presideti Trump nuk ka pasur një reagim publik lidhur me kërkesën.

De la Espriella tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike 10-minutëshe me homologun e tij amerikan, i cili e kishte mbështetur gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë bisedës, presidenti kolumbian i kërkoi Trumpit të shqyrtojë “pezullimin e përkohshëm të tarifave të larta që prekin produktet kolumbiane”.

Sipas tij, një masë e tillë do të lehtësonte situatën për bizneset kolumbiane, të cilat po përballen me “kohë shumë të vështira” pas tërmetit.

Vetëm në korrik, SHBA-ja rriti tarifat për mallrat kolumbiane, me disa përjashtime, nga 10 për qind në 12.5 për qind.

Tërmeti që goditi Kolumbinë të hënën ishte ndër më të fuqishmit në vend në dekadat e fundit dhe shkaktoi afro 300 viktima, si dhe dëme të mëdha materiale.

Administrata e presidentit Trump ka njoftuar gjithashtu një paketë ndihme prej 26,5 milionë dollarësh për Kolumbinë.

SHBA-ja po ofron ekipe kërkim-shpëtimi, ushqime, strehim emergjent dhe furnizime mjekësore.

De la Espriella e falënderoi Trumpin për “solidaritetin dhe mbështetjen” e Uashingtonit.

Pak ditë më parë, Kolumbia iu bashkua aleancës amerikane kundër trafikut të drogës, “The Shield of the Americas”.

Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, Kolumbia dhe SHBA-ja kanë rënë gjithashtu dakord të zhvillojnë operacione të përbashkëta ushtarake kundër karteleve të drogës.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestimi i të shumëkërkuarit në Krujë, Lamallari përgëzon finalizimin e operacionit
Next Article Ben-Gvir bën thirrje për vrasjen e më shumë palestinezëve në Gaza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?