By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës
Kosovë

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës

admin
Last updated: 17/08/2026 11:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Në Livadic të Podujevës është vendosur gurthemeli i Parkut Industrial, një projekt që synon të krijojë hapësirë të re për zhvillimin e bizneseve, rritjen e prodhimit vendor dhe tërheqjen e investimeve.

Në ceremoninë e gurthemelit morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti tha se përmes parqeve industriale synohet forcimi i prodhimit vendor dhe krijimi i sa më shumë produkteve “Made in Kosova”.

“Ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte ‘Made in Kosova’, kështu që jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Ai theksoi se Parku Industrial në Livadicë është një hap konkret drejt krijimit të kushteve për investime dhe zhvillim ekonomik në Podujevë.

“Nisja e këtij investimi në Podujevë është një hap konkret drejt këtij vizioni, duke krijuar një bazë të re për investime, prodhim dhe zhvillim ekonomik në këtë pjesë të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Kryeministri tha se parku është menduar për bizneset vendore që synojnë zgjerimin, por edhe për investitorët nga diaspora dhe jashtë vendit.

“Parqet industriale të gjelbërta janë të menduara për bizneset vendore që duan të zgjerohen, për qytetarët nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët që shohin mundësi për ta zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Republikën e Kosovës”, deklaroi ai.

Ndërsa, ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se zhvillimi i infrastrukturës industriale është i rëndësishëm për rritjen e prodhimit dhe uljen e deficitit tregtar.

“Synojmë ta ulim deficitin tregtar, ta bëjmë zëvendësimin e produkteve të importuara dhe të rrisim cilësinë e eksporteve nga Republika e Kosovës”, tha Kusari-Lila.

Ajo bëri të ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar në aktivizimin e 16 zonave industriale në bashkëpunim me komunat dhe institucionet e tjera.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se qytetit i ka munguar për një kohë të gjatë një projekt i tillë dhe se sigurimi i pronës ka qenë rezultat i një pune të gjatë.

“Gjatë viteve, Podujevës i ka munguar një projekt i tillë. Pas një pune të gjatë kemi arritur ta sigurojmë pronën dhe, me ndihmën e Qeverisë, po krijojmë një mundësi të re për bizneset dhe zhvillimin ekonomik”, tha Bulliqi.

Sipas tij, lokacioni i parkut paraqet një përparësi për bizneset, për shkak të afërsisë me magjistralen Prishtinë–Podujevë, vijën kufitare me shtetin fqinj dhe Qendrën e Kompetencës, e cila pritet të kontribuojë me fuqi punëtore të kualifikuar.

“Me një vlerë prej 3.1 milionë eurosh, ky projekt do të jetë një nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme për Komunën tonë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe për bizneset”, deklaroi Bulliqi.

Punimet në Parkun Industrial, i cili shtrihet në 30 hektarë, pritet të vazhdojnë deri në fillim të vitit 2028.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN:BDI-ja vetë pranon se funksionon si një “Politbyro” famëkeqe
Next Article Zyrtare: Juventusi godet në afatin kalimtar, transferon yllin e Bolognas
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?