By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor
Kosovë

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

admin
Last updated: 17/08/2026 15:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i Qeverisë është transformimi i ekonomisë së Kosovës, forcimi i prodhimit vendor dhe rritja e eksporteve në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kurti i bëri këto deklarata në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë të Komunës së Podujevës, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ai tha se parqet industriale synojnë t’u krijojnë mundësi bizneseve vendore për zgjerimin e kapaciteteve, diasporës për të investuar në vendlindje, si dhe investitorëve të huaj për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Kosovë.

“Synimi ynë si qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër Made in Kosova. Jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Parqet industriale janë të menduara për bizneset vendore, të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre, për qytetarët tanë nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohim mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Kosovë”.

“Kosova ofron një sërë përparësish për investitorët. Sot fillojmë me punime, ndërsa së shpejti pres që ky park të bëhet shtëpi e madhe e re për bizneset”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari- Lila, tha se ekonomia e Kosovës është dyfishuar që nga viti 2019, ndërsa theksoi nevojën për zhvillimin e infrastrukturës industriale dhe rritjen e prodhimit vendor.

“Është fakt se ekonomia e Kosovës që nga viti 2019 është dyfishuar, shërbimet tona kanë arritur eksportin deri në 4 miliardë euro, ndërsa ende kemi sfidë me deficitin e lartë të produkteve. Për ne është shumë e rëndësishme që infrastrukturën industriale ta zhvillojmë, të ofrojmë mundësi të punës dhe prodhimit në Kosovë. Ministria është duke angazhuar në aktivizimin e 16 zonave industriale”, tha ajo.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka cilësuar Parkun Industrial si një prej projekteve më të rëndësishme ekonomike për komunën.

“Një prej projekteve ekonomike më të rëndësishme në komunën tonë. Pas një pune relativisht të gjatë, më në fund po e fillojmë punën dhe po presim që fund vitin e ardhshëm bizneset tona, investitorët tanë do ta kenë një shtëpi të vetën, një mundësi shtesë”, tha ai.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kohë të mira dhe miq të mirë”, postimi i fundit i Hayden Panettiere vetëm dy javë para vdekjes
Next Article Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?