By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis asfaltimi në magjistralen në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nis asfaltimi në magjistralen në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator
Kosovë

Nis asfaltimi në magjistralen në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator

admin
Last updated: 17/08/2026 18:47
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ferizaj, 17 gusht Zhurnal.mk – Ka nisur asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj, ndërsa ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në disa segmente të kësaj rruge.

Basha ka njoftuar se ka përcjellë nga afër punimet në segmentin që nis nga Ura e Vogël, te Mobileria Migros, deri te restoranti “Ballkani”.

Sipas tij, traseja nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.

“Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka shkruar Basha.

Ndërkohë, sipas njoftimit të ministrit në detyrë, punimet po zhvillohen me intensitet edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, i cili është në fazën e finalizimit.

Basha ka thënë se synimi është që punimet të përfundojnë sipas planit.

“Po angazhohemi që punimet të ecin sipas planit, në mënyrë që ta lehtësojmë sa më shpejt qarkullimin dhe bizneset tona në Ferizaj të kenë një rrugë moderne dhe me cilësi të lartë”, ka shkruar Basha.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision pas pesë vitesh mungesë
Next Article Edukatorja i shkel gishtin dhe krahun fëmijës në Çerdhe, prindi e kërcënon
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?