By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Fever” bën 25 vjet, Kylie Minogue rikthen flokët kaçurrela të viteve të 80-ta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > “Fever” bën 25 vjet, Kylie Minogue rikthen flokët kaçurrela të viteve të 80-ta
Showbizz

“Fever” bën 25 vjet, Kylie Minogue rikthen flokët kaçurrela të viteve të 80-ta

admin
Last updated: 21/08/2026 10:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kylie Minogue ka rikthyer një nga pamjet e saj më ikonike të viteve të 80-ta, teksa feston 25-vjetorin e albumit “Fever”, një prej projekteve më të suksesshme të karrierës së saj.

58-vjeçarja pozoi për revistën “Perfect” me flokët në kaçurrela të shkurtra, të frymëzuara nga stili që mbante në fillimet e karrierës.

Në setin fotografik ajo eksperimentoi edhe me pamje të tjera që i referoheshin periudhave të ndryshme të karrierës, përfshirë prerjen e shkurtër të flokëve nga epoka e albumit “Impossible Princess” të vitit 1997, shkruan DailyMail.

Albumi “Fever”, i publikuar në vitin 2001, shënoi një moment vendimtar për Kylie, sidomos në Shtetet e Bashkuara.

Projekti përfshinte hitet “Can’t Get You Out of My Head” dhe “Love at First Sight” dhe e ndihmoi këngëtaren të depërtonte fuqishëm në tregun amerikan, pavarësisht se para publikimit të albumit ajo nuk kishte ende një kompani diskografike amerikane.

Duke kujtuar ritmin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve pas suksesit të “Fever”, Kylie tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt: “Nuk kisha një shtëpi diskografike amerikane përpara se të dilte ‘Fever’.

Gjëja tjetër që bëra ishte që më çuan me një G5 në Cancun për të bërë diçka”. Ajo e përshkroi atë periudhë si “çmenduri në një mënyrë të shkëlqyer”.

Kylie foli gjithashtu për videoklipin e “Can’t Get You Out of My Head” dhe rëndësinë e mënyrës se si këngëtarja paraqitet përmes kamerës.

Ajo vlerësoi veçanërisht punën e regjisores Dawn Shadforth, duke theksuar se bashkëpunëtorët dhe ekipi janë thelbësorë për të sjellë në ekran një ide që mund të ndryshojë plotësisht mënyrën se si perceptohet një artiste.

You Might Also Like

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Eman Rrahmani ia përmend Armend Balokut rolin e tij në serialin “Fara e Flliqt”: Edhe emrin e aktivitetit e ke pasur të tillë

“Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike”, Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

Jennifer Lopez zbulon çfarë i tha terapisti i saj pas divorcit nga Affleck: Më duhej pak kohë ta kuptoja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron?
Next Article Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?