By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sezoni 2026/27 i Ligës Premier fillon sot, këto janë rregullat e reja që janë vendosur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Sezoni 2026/27 i Ligës Premier fillon sot, këto janë rregullat e reja që janë vendosur
Sport

Sezoni 2026/27 i Ligës Premier fillon sot, këto janë rregullat e reja që janë vendosur

admin
Last updated: 21/08/2026 12:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sezoni i ri i Ligës Premier 2026/27, i cili fillon sot (e premte) me ndeshjen midis kampionëve në fuqi, Arsenalit dhe Coventry City, nga ora 21:00, sjell një sërë ndryshimesh të rëndësishme në rregulla.

Qëllimi i masave të reja është përshpejtimi i lojës dhe vendosja e ndëshkimeve më të rrepta për vonesa, dhe ato lidhen me ndërprerjet e ndeshjeve, trajtimin e lëndimeve dhe përdorimin e teknologjisë VAR.

Ndryshe nga Kupa e Botës e kësaj vere, ku lojtarët u ndëshkuan për mbulimin e gojës me duar gjatë komunikimit, Liga Premier ka vendosur të mos e prezantojë një rregull të tillë.

Gjithashtu, nuk do të prezantojë pushime të detyrueshme për hidratim siç pamë në Kupën e Botës 2026, por ka shumë rregulla tjera të reja që do të implementohen.

Ndryshimet në Ligën Premier

Pesë sekonda për të kryer një rivënie anësore dhe një rivënie të topit në lojë. Nëse gjyqtari gjykon se lojtari po vonohet, fillon një numërim mbrapsht i dukshëm prej pesë sekondash. Nëse ndodh, kundërshtari merr në zotërim topin dhe nëse rivënia në lojë nuk ndodh brenda kohës, akordohet një goditje nga këndi.

Një lojtar i dëmtuar duhet të jetë jashtë fushës për një minutë, në vend të 30 sekondave të mëparshme, nëse loja ndërpritet për shkak të tij. Ka përjashtime, për shembull nëse dëmtimi është rezultat i një faulli për të cilin kundërshtari është ndëshkuar me karton të verdhë.

Lëndime të rreme të portierit. Nëse një portier rrëzohet dhe shkakton një ndërprerje të lojës që skuadra e përdor si një lloj pushimi taktik, trajneri do të duhet të zgjedhë një lojtar nga skuadra e tij për të lënë fushën për një minutë.

Një zëvendësim duhet të zgjasë maksimumi dhjetë sekonda. Nëse një lojtar largohet nga fusha shumë ngadalë, zëvendësuesi i tij nuk do të lejohet të hyjë për një minutë tjetër.

VAR-it i jepet fuqia për herë të parë në rastin e një kartoni të dytë të verdhë. Ai mund të ndërhyjë nëse kartoni i dytë i verdhë jepet për një gabim të qartë, për shembull nëse në fakt nuk ka pasur faull. Nuk do të jetë në gjendje të kërkojë që një lojtari t’i tregohet kartoni i dytë i verdhë nëse gjyqtari në fushë nuk e ka dhënë atë.

VAR-i do të jetë gjithashtu në gjendje të ndërhyjë në rastin e një faulli sulmues para ndërprerjes nëse veprimi pas ndërprerjes përfundon me një gol, një penallti ose një dënim disiplinor.

You Might Also Like

FIFA trondit Argjentinën me dënime të rënda – gjoba të majme dhe deri në 10 ndeshje pezullim

Goditje për Real Madridin para ndeshjes me Espanyolin, Mourinho konfirmon dy mungesa

U përfol për një marrëveshje me Barcelonën, Chivu flet për të ardhmen e Lautaros

Barcelona bën transferimin më të çuditshëm të verës

Juventusi planifikon të nënshkruajë tre lojtarë të tjerë për tri pozita, etiketohen emrat që i duan

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Japonia proteston ndaj Rusisë për testimin e raketave pranë ishujve të diskutueshëm
Next Article Orce Gjorgjievski: Para për qytetin, jo për privilegje, të gjitha automjetet zyrtare nën kontroll GPS
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?