Peking, 23 gusht Zhurnal.mk – Kina po e hap më tej tregun e saj të madh për mallrat nga e gjithë bota, me importet që po rriten me një ritëm më të shpejtë se eksportet dhe po luajnë një rol më të madh në nxitjen e tregtisë globale.
Të dhënat nga Dogana e Përgjithshme treguan që importet e Kinës në 7-mujorin e parë të këtij viti u shtuan 22 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e kaluar rritjen e eksporteve me 8 pikë përqindjeje Në gjysmën e parë të vitit 2026, importet e Kinës arritën mbi 1.5 trilion dollarë, duke i tejkaluar për herë të parë në histori 10 trilion juanët.
Kjo prirje tregon jo vetëm madhësinë e tregut të Kinës, por edhe rolin në rritje të saj si burim i kërkesës globale.
Në vitin 2025, importet kineze nga më shumë se 130 vende e rajone të botës u shtuan dhe Kina u bë një destinacion kryesor eksporti për gati 80 vende, sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës.
Duke folur në një konferencë të rregullt për shtypin, Wang Jun, nënkryetari i Doganës së Përgjithshme, ia atribuoi rritjen e shpejtë të importeve pjesërisht forcës së tregut kinez dhe përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të zgjeruar hapjen.

