By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Partitë po kalkulojnë për kandidaturat në Komunën e Bërvenicës ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Partitë po kalkulojnë për kandidaturat në Komunën e Bërvenicës ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhje
MaqedoniTOP LAJM

Partitë po kalkulojnë për kandidaturat në Komunën e Bërvenicës ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhje

admin
Last updated: 23/08/2026 16:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 gusht Zhurnal.mk – Partitë kanë filluar kalkulimet zgjedhore për Komunën e Bërvenicës, ku më 18 tetor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e komunës, pasi kryetari Jovica Ilievski ndërroi jetë. Gara në këtë komunë rurale që përfshinë 10 fshatra, mbase ka peshë simbolike për shkak të karakterit etnik të garës mes shqiptarëve dhe maqedonasve. E kjo ishte e theksuar edhe në zgjedhjet e fundit për çka pati shkëndija mes partnerëve VMRO-VLEN, ndërsa kreu i VMRO-së Mickoski natën festive të zgjedhjeve nga 54 komunat e fituara, vendosi ta kalojë në Bervenicë, por edhe në Kërçovë, ku gjithashtu kishte karakter etnik.

Megjithatë duelit etnik në rrethin e dytë zgjedhor, i paraprinë dueli partiak te kampet e shqiptarëve dhe maqedonasve.

VLEN konfirmon se do të shkojë në zgjedhje, megjithatë nuk kanë një përgjigje nëse do të garojnë me Haqim Ramadanin ose me ndonjë kandidat tjetër. Ramadani në rrethin e dytë të zgjedhjeve të fundit tuboi 4.224 vota, por të pamjaftueshme për ta fituar kandidatin e VMRO-së Ilievski, i cili u bë kryetar me 4.369 vota.

BDI-ja ndërkohë e ka zyrtarizuar kandidatin. Arkin Jahiji sipas integristëve është personaliteti që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës.
Megjithatë ky akt nuk i pëlqen Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës, të cilët thonë se duhet të ketë unifikim të subjekteve shqiptare.
“Në qoftë se BDI dhe VLEN duan garë partiake për ta çuar ujin te mulliri i VMRO-DPMNE-së ne me garë partiake do të ju përgjigjemi, kemi kandidatin tonë dhe do ta fitojmë këtë garë”, thonë për Alsat nga Lidhja Shqiptare.

Ndonëse nuk konfirmohet nga partia e Selës, para ca ditësh, Naser Zenuni nga dega e LSH-së në Bërvenicë në Facebook paralajmëron garën, duke shkruar “Guxim për të nisur atë që Bërvenica e pret prej kohësh”. Në komente, qytetarët i shprehin urata.

Emrat nuk janë zyrtarizuar te blloku maqedonas. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Energjetikës, Goran Jovanovski, përmendet si një ndër emrat më serioz që VMRO-DPMNE-ja mund të nxjerrë si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Nga ana tjetër, emri më i përfolur nga LSDM është Daniel Antoski, ish drejtor i Shtëpisë Edukativo Korrektuese Tetovë.

Derisa partitë politike bëjnë kalkulimet, KSHZ ka konfirmuar kalendarin zgjedhor. Prej dje ka filluar kontrolli publik i Listës Zgjedhore i cili do të zgjasë deri më 10 shtator. Mbledhja e nënshkrimeve për kandidat për kryetar të komunës ka filluar që në 17 gusht dhe do të zgjatë deri më 31 gusht. Fushata zgjedhore fillon më 21 shtator dhe do të zgjatë deri më 16 tetor.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 31 zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve, tetë aktiv
Next Article Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?