By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ferid Veseli, shqiptari i vetëm në stafin e Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ferid Veseli, shqiptari i vetëm në stafin e Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Sport

Ferid Veseli, shqiptari i vetëm në stafin e Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

admin
Last updated: 23/08/2026 20:20
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ferid Veseli po shkruan një tjetër kapitull në karrierën e tij sportive, duke qenë pjesë e stafit të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen në Itali.

Veseli, trajner kondicional dhe një nga profesionistët shqiptarë të angazhuar në strukturat e futbollit të Maqedonisë së Veriut, është i vetmi shqiptar në stafin e përfaqësueses U-20 që merr pjesë në këtë aktivitet të madh ndërkombëtar sportiv.

Ai është pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Aleksandar Tanevski, në rolin e trajnerit kondicional, me përgjegjësi për përgatitjen fizike të futbollistëve të rinj. Angazhimi i Veselit me përfaqësuesen U-20 është konfirmuar gjatë këtij viti, ndërsa më herët ai ka qenë pjesë e stafit të FC Shkupit.

Pjesëmarrja në “Taranto 2026” përbën një tjetër arritje për Veselin, i cili në vitin 2025 u pajis edhe me licencën UEFA për trajner kondicional, pas përfundimit të programit të specializuar të trajnimit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-20 është shortuar në Grupin A, së bashku me Marokun, Tunizinë dhe Türkiye-n, në garat e futbollit të Lojërave Mesdhetare.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori
Next Article Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?