By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brazili gjobit pronarin e TikTok-ut, “ByteDance” për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Brazili gjobit pronarin e TikTok-ut, “ByteDance” për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve
BotaTeknologji

Brazili gjobit pronarin e TikTok-ut, “ByteDance” për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

admin
Last updated: 26/08/2026 09:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rio de Zhaneiro, 26 gusht, argument.mk/ – Autoriteti brazilian për mbrojtjen e të dhënave personale, ANPD, ka gjobitur me rreth 29,8 milionë dollarë kompaninë “ByteDance”, pronaren e TikTok-ut, për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe adoleshentëve pa bazë të mjaftueshme ligjore dhe pa marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.

Autoriteti njoftoi sot se shkeljet lidhen, si me personat që përdorin TikTok-un pa krijuar llogari, ashtu edhe me përdoruesit që kanë llogari të regjistruar.

Në total, autoriteti konstatoi pesë shkelje të ligjit brazilian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përveç gjobës, “ByteDance” duhet të fshijë të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme dhe të zbatojë një plan për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve.

Përdoruesit nën 16 vjeç do të kenë rregulla më të forta për privatësinë.

Kompania duhet gjithashtu të përmirësojë kontrollet prindërore dhe masat për të parandaluar që fëmijët të ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

Për personat që përdorin TikTok-un pa llogari, reklamat dhe mesazhet private do të çaktivizohen, ndërsa TikTok-u do të kufizojë mënyrën se si u shfaqen videot bazuar në interesat e tyre.

“ByteDance” ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

TikTok-u është një nga rrjetet sociale më të përdorura në Brazil dhe është përballur me kritika për mbrojtjen e fëmijëve edhe në vende të tjera.

Komisioni Evropian e ka akuzuar platformën se nuk mbron në mënyrë të mjaftueshme të miturit nga rreziqe si ngacmimi dhe bullizmi në internet.

Në SHBA, TikTok-u ka rënë dakord vetëm pak ditë më parë, të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat lidhur me mbledhjen e të dhënave të fëmijëve pa pëlqimin e prindërve.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 15 foshnja të porsalindura humbin jetën nga zjarri në një spital
Next Article MPB me 503 kallëzime penale, rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?