By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit
Maqedoni

Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit

admin
Last updated: 26/08/2026 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se nisja e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë është rezultat i një pune të gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

Në një deklaratë për IndeksOnline, Qehaja tha se kjo autostradë përbën një nga projektet e rëndësishme për ndërlidhjen dhe mobilitetin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Një ndër caqet kryesore të bashkëpunimit tonë, ai i ndërlidhjes dhe mobilitetit, sot po përurohet. Më konkretisht, pas shumë viteve angazhime, avokime dhe lobime edhe nga ana jonë, sot po e përurojmë fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë”, tha Qehaja.

Sipas tij, autostrada do të lidhet me përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi” në Kosovë, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë të Kosovës me Korridorin 8.

“Autostrada do të lidhet me fundin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ dhe do të lidhë qytetarët e Kosovës me Korridorin 8”, u shpreh ambasadori.

Qehaja theksoi se ky segment rrugor është i rëndësishëm jo vetëm për qarkullimin dhe mobilitetin e qytetarëve, por edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai e konsideroi nisjen e punimeve një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së ndërlidhjes infrastrukturore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
Next Article Çmimi i materialeve shkollore ulet me 15%, masa do të vlejë deri më 30 shtator
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?