By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë
MaqedoniTOP LAJM

Kurti: Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

admin
Last updated: 26/08/2026 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, ka vlerësuar rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se autostrada, e cila përfshin pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri, do ta forcojë ndjeshëm lidhjen mes dy vendeve dhe do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.

Ai theksoi se projekti është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe se përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që synojnë lidhjen e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, përfshirë Linjën 10 hekurudhore dhe projektin Prizren–Tetovë përmes tunelit.

Në fund, kryeministri kosovar falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuuesit për nisjen e projektit, ndërsa një falënderim të veçantë ia adresoi koalicionit të partive shqiptare, për të cilin tha se ka dhënë kontribut në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për koalicionin e partive shqiptare, për kontributin e tyre në punë të mira e të mbara në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, deklaroi Kurti.

Punimet për autostradën Shkup–Bllacë nisën sot, në një projekt të cilësuar me rëndësi strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe korridoret evropiane.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup–Bllacë
Next Article Mexhiti: Nga rruga që na bashkon te rruga e dijes, me Kurtin vizituam punimet në kampusin e UNT-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?