By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
Maqedoni

Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025

admin
Last updated: 26/08/2026 14:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën e sotme e miratoi dhe e përcolli për procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për vitin 2025.

Anëtarët e komisionit miratuan edhe raportet e veçanta të KSHPK-së për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës dhe Qendër Zhupë – 2026. Në procedurën kuvendore u dorëzua edhe Raporti vjetor i KSHPK-së për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave për vitin 2021-2025, për periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025, si dhe Raporti përfundimtar për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025, për periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025.

Raporti vjetor për punën e KSHPK-së në vitin 2025, sipas kryetarit Adem Çuçul, paraqet një pasqyrë faktografike të punës së Komisionit gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, në Komision janë pranuar 612 parashtresa, ndërsa janë miratuar 583 vendime në kuadër të kompetencave të Komisionit.

“Janë lëshuar gjithsej 111 urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Gjithashtu, janë iniciuar 45 procedura kundërvajtëse. Të gjitha këto lëndë dhe procedura kundërvajtëse në vetë raportin janë të shpjeguara se cilës fushë i përkasin, në përputhje me kompetencat që lidhen me parandalimin e korrupsionit, konfliktin e interesave dhe monitorimin dhe evidentimin e gjendjes së pronës”, theksoi Çuçul.

Deri te Prokurorisë Publike, shtoi ai, janë dorëzuar tetë iniciativa për fillimin e procedurave për ndjekje penale, tre iniciativa te organet kompetente për përcaktimin e përgjegjësisë së personave zyrtarë dhe gjashtë iniciativa të llojeve të tjera për përcaktimin e përgjegjësisë së personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjegjësisht personave zyrtarë.

“Njëkohësisht, vazhdimisht u dërgojmë rekomandime dhe udhëzime organeve kompetente për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, gjegjësisht rreziqeve nga korrupsioni. Gjithashtu, në përputhje me dispozitat për parandalimin e konfliktit të interesave, komisioni vazhdimisht jep mendime për organet kompetente dhe personat zyrtarë për gjendje të mundshme të konfliktit të interesave, me ç’rast në vitin 2025 janë dhënë gjithsej 116 mendime”, theksoi Çuçul.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë më shumë profesionistë mjekësor
Next Article 116‑vjetori i lindjes së Nënë Terezës u shoqërua me homazhe dhe fillim i projekteve infrastrukturore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?