By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kremlini ul pritshmëritë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi pas vizitës së shefit të CIA-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kremlini ul pritshmëritë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi pas vizitës së shefit të CIA-s
Bota

Kremlini ul pritshmëritë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi pas vizitës së shefit të CIA-s

admin
Last updated: 26/08/2026 15:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Moskë, 26 gusht, argument.mk/ – Kremlini ka ulur pritshmëritë për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë, pas vizitës në Moskë të drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bisedimet mes shërbimeve të inteligjencës të dy vendeve, zhvillohen edhe në periudhat më të vështira.

Ai i cilësoi këto kontakte si një proces pozitiv, por theksoi se është ende herët të thuhet nëse vizita do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat ndodhen në një nga krizat më të thella.

Kremlini konfirmoi se Ratcliffe kishte udhëtuar në Moskë, për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të inteligjencës ruse.

Megjithatë, ai nuk është takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Peskov nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedimeve.

Kremlini tha gjithashtu se nuk janë planifikuar takime me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Vizita u mbajt e fshehtë

Vizita e Ratcliffe në Moskë u mbajt e fshehtë. Një ditë më parë, Peskov tha se nuk kishte dijeni për mbërritjen e tij, edhe pse një avion ushtarak amerikan ishte ulur në Moskë.

Pas publikimit të pamjeve të avionit në rrjetet sociale, komentues rusë e vunë në lojë deklaratën e Peskov, duke pyetur se si një avion që transportonte drejtuesin e CIA-s, mund të mbërrinte në kryeqytetin rus pa dijeninë e Kremlinit.

Kjo besohet të ketë qenë vizita e parë e Ratcliffe në Moskë, që prej marrjes së drejtimit të CIA-s.

Ish-drejtori i CIA-s, William Burns vizitoi Rusinë në vitin 2021, me kërkesë të presidentit të atëhershëm amerikan Joe Biden dhe u takua me Putinin, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit lidhur me Ukrainën.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Avioni ushtarak amerikan, u largua nga Moska dje në mbrëmje dhe fluturoi drejt Rigës, sipas medieve shtetërore ruse.

Media amerikane raportoi se Uashingtoni i kishte kërkuar Kievit të pezullonte përkohësisht sulmet.

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Harry dhe Meghan kthehen në Britaninë e Madhe
Next Article Fermerët zviceranë përballen me vështirësi financiare dhe mbyllje të fermave pas temperaturave ekstreme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?