By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë
MaqedoniTOP LAJM

KSHZ: Për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës janë siguruar 21.100.000 denarë

admin
Last updated: 26/08/2026 19:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht argument.mk/ – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në seancën e sotme të 14-të, njëzëri miratoi vendimet dhe udhëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor.

Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, informoi se për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve është paraparë një plan financiar në vlerë totale prej 21,1 milionë denarësh. Siç theksoi ai, mjetet janë miratuar dje nga Qeveria.

Nga shuma totale, 3 milionë denarë janë paraparë për reklamim politik të paguar në media, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve do të përdoret për të gjitha shpenzimet e tjera që lidhen me zhvillimin e procesit zgjedhor.

„Vetëm për hir të informimit të opinionit publik, dëshiroj të ndaj shumën totale të planit financiar për mbulimin e të gjitha shpenzimeve lidhur me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës më 18 tetor, e cila arrin në 21.100.000 denarë. Kjo shumë u miratua dje nga Qeveria në seancën e saj si listë e shpenzimeve. Nga kjo shumë, 3.000.000 denarë janë paraparë për reklamim politik të paguar në media, ndërsa të gjitha shpenzimet e tjera për zhvillimin e plotë dhe të rregullt të zgjedhjeve në Bërvenicë do të mbulohen me këtë plan financiar“, tha Mariçiq.

Në seancë u miratua edhe vendimi për ndryshimin e Planit Vjetor të KSHZ-së, me të cilin parashihet futja e një programi të ri buxhetor – Programi 21, i dedikuar ekskluzivisht për zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.

Anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, sqaroi se KSHZ-ja është e obliguar ta ndryshojë Planin Vjetor duke futur programin e ri buxhetor, në kuadër të të cilit janë paraparë prokurimet minimale të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor në Bërvenicë.

Anëtarët e KSHZ-së njëzëri miratuan edhe Propozim-vendimin për përcaktimin e shpenzimeve për zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore në shumat reale të realizuara, si dhe Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë për zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.

„Me këtë vendim i mundësojmë Komisionit Komunal të Zgjedhjeve që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të tij për zhvillimin e zgjedhjeve“, tha Mariçiq.

Me vendimet e KSHZ-së do të ndahen edhe mjete avans për njësinë rajonale të KSHZ-së në Tetovë, do të angazhohen inxhinierë të IT-së për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë do t’i nënshtrohen edhe një trajnimi të detyrueshëm për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve më 18 tetor.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 3 të mitur sulmohen fizikisht nga bashkëmoshatarët në Novo Sellë të Kumanovës
Next Article 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa po lahej me miqtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?