By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përgjegjësinë për tekstet shkollore të grisura dhe të papërdorshme e kanë shkollat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përgjegjësinë për tekstet shkollore të grisura dhe të papërdorshme e kanë shkollat
Maqedoni

Përgjegjësinë për tekstet shkollore të grisura dhe të papërdorshme e kanë shkollat

admin
Last updated: 27/08/2026 09:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht argument.mk/ – Përgjegjësinë në rast se disa nxënës marrin tekste shkollore të grisura dhe të papërdorshme për vitin e ardhshëm shkollor e kanë vetë shkollat, pasi ato duhej me kohë të kërkonin zëvendësimin e tyre. Këtë e deklaroi së fundmi, në një konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila shprehu shpresën se këtë vit numri i ankesave do të jetë dukshëm më i ulët.

Vitet e fundit, pikërisht në fillim të vitit shkollor, të shpeshta kanë qenë ankesat e nxënësve dhe prindërve të tyre se kanë marrë tekste të grisura dhe të dëmtuara, të cilat nuk mund të përdoren për mësim.

“Unë nuk mund të them se edhe tani në rrjetet sociale nuk do të ketë fotografi me tekste të grisura. Fatkeqësisht, besoj se do të ketë. Por, sinqerisht besoj se kjo do të reduktohet në minimum. Kemi zhvilluar tri trajnime online dhe pas tyre është rritur numri i teksteve shkollore që shkollat kanë kërkuar. Pra, kemi parë më shumë seriozitet te një numër i madh shkollash. Por nuk mund të pretendoj se absolutisht asnjë shkollë në Maqedoni nuk ka bërë ndonjë lëshim. Çdo vit ka pasur lëshime, por gjatë këtyre tri viteve shoh se ato po zvogëlohen. Shpresoj që kjo të jetë vetëm në raste sporadike”, deklaroi Janevska.

Ajo rikujtoi se për një kohë të gjatë ka qenë i hapur sistemi elektronik për raportimin e teksteve shkollore të dëmtuara.

“Të gjitha shkollat që kanë kërkuar do t’i marrin tekstet shkollore që kanë kërkuar. Për ato që nuk kanë kërkuar, përgjegjësia është e tyre dhe Ministria në të ardhmen nuk do të marrë përsipër përgjegjësi të huaj, sepse prej tri vitesh zbatojmë një sistem të qëndrueshëm që siguron furnizim të rregullt me tekste shkollore. Shpresoj që kjo të reduktohet në minimum”, theksoi ministrja.

Sipas rregullave, tekstet shkollore zëvendësohen çdo pesë vjet, ndërsa drejtorët e shkollave janë të obliguar të evidentojnë tekstet e dëmtuara, t’ua ngarkojnë koston prindërve dhe të porosisin tekste të reja.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti nuk pranon takim me opozitën, Çitaku: Nuk duam takim, kërkojmë të vijë në Kuvend
Next Article Nuk priti që dikush t’i thoshte se mundet, u ul pas timonit dhe e dëshmoi atë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?