By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, 4 aktive dhe 3 nën mbikëqyrje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, 4 aktive dhe 3 nën mbikëqyrje
Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, 4 aktive dhe 3 nën mbikëqyrje

admin
Last updated: 27/08/2026 10:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, nga ora 09:00 e datës 26 gusht deri në orën 09:00 të datës 27 gusht, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe një helikopter.

Vëmendja kryesore vijon të jetë në Qarkun Dibër, ku janë aktive dy vatra.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren janë angazhuar 23 forca operacionale dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal (Bulqizë) zjarri është përhapur në terren shkëmbor me shkurre dhe dëllinja. Në operacion janë angazhuar 32 forca, konkretisht 5 zjarrfikës, 2 punonjës të emergjencave civile dhe 25 punonjës bashkiakë.

Në Qarkun e Elbasanit vijojnë dy vatra. Në Malin e Dardhës (Librazhd) zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, ndërsa nuk paraqitet rrezik për banesat.

Në Malin e Qukësit (Përrenjas) vijon ndërhyrja për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra në malin e Polisit mbahet nën mbikëqyrje për të parandaluar çdo mundësi riaktivizimi.

Situata paraqitet e përmirësuar edhe në malin e Dajtit, ku reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat e zjarrit. Në operacionet e zhvilluara në këtë zonë u angazhuan 38 forca operacionale vendore dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Zona do të vijojë të mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.

Gjithashtu, vatra në Qafë-Mugë (Fushë-Arrëz) është izoluar dhe po monitorohet nga strukturat përkatëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale vijojnë të jenë të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

You Might Also Like

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare
Next Article Email-e kërcenuese për bombë në disa institucione, policia: Nuk u gjet asnjë eksploziv
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?