By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami: 538 milionë euro importe energjie, ndërsa KRE ende pa kapacitete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bajrami: 538 milionë euro importe energjie, ndërsa KRE ende pa kapacitete
Kosovë

Bajrami: 538 milionë euro importe energjie, ndërsa KRE ende pa kapacitete

admin
Last updated: 27/08/2026 10:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht, argument.mk/ – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si, sipas saj, është menaxhuar sektori i energjisë dhe ndërmarrja për ruajtjen e energjisë.

Përmes një postimi, Bajrami ka rikujtuar se më 13 mars 2024 Qeveria themeloi Ndërmarrjen Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”, me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen e energjisë.

Ajo ka pretenduar se, që nga ajo kohë, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike. Sipas shifrave të publikuara nga Bajrami, 142 milionë euro janë importuar gjatë vitit 2024, 259 milionë euro gjatë vitit 2025, ndërsa 137 milionë euro gjatë periudhës janar-gusht 2026.

“Ndërmarrja për ruajtjen e energjisë u themelua, por kapacitete për ruajtjen e energjisë ende nuk kemi. Ndërkohë, importi po vazhdon e qindra miliona euro po dalin jashtë vendit”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje, duke thënë se vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të zhvilluar gjatë natës.

“Kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktuan, e importi ka arritur në 538 milionë euro”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Duke iu referuar një prej shprehjeve të përdorura shpesh nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Bajrami e ka cilësuar këtë situatë si “qerren para kalit”.

Në fund të reagimit, ajo ka kërkuar që Prokuroria të merret me atë që e quan “mafia energjetike”, duke pretenduar se kjo situatë ka dëmtuar financiarisht qytetarët e Kosovës.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Shqiptarët të dalin të bashkuar për komunën e Bërvenicës!
Next Article Kremlini refuzon planin e Zelenskyt, ndërsa shefi i CIA-s mbërrin në Moskë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?