By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hapet shërbimi i Trombektomisë në QSUNT, Sala: Një ekosistem profesionist që i përgjigjet në kohë qytetarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hapet shërbimi i Trombektomisë në QSUNT, Sala: Një ekosistem profesionist që i përgjigjet në kohë qytetarit
Shqipëri

Hapet shërbimi i Trombektomisë në QSUNT, Sala: Një ekosistem profesionist që i përgjigjet në kohë qytetarit

admin
Last updated: 27/08/2026 11:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Duke nisur nga dita e sotme, trombektomia  është një shërbim i disponueshëm për qytetarët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe modernizimin e shërbimeve të neuroradiologjisë intervenuese në vend.

Instalimi i Angiografit Biplanar dhe krijimi i Kabinetit të Radiologjisë Intervencionuese mundësojnë diagnostikimin dhe trajtimin endovaskular të insultit ishemik akut përmes trombektomisë mekanike, si dhe trajtimin e patologjive të tjera vaskulare e cerebrovaskulare, përfshirë aneurizmat, përmes procedurave të avancuara si angiografia digjitale me substraksion (DSA).

Gjatë inspektimit në ambientet e shërbimit të ri, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u ndal në mënyrën e funksionimit të shërbimit, i cili do të ofrohet 24 orë në ditë, në bashkëpunim me neurologët, neurokirurgët, terapinë intensive dhe Shërbimin e Strokut.

“Që sot, trombektomia është në shërbim të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Është një shërbim i strukturuar dhe i integruar i neuroradiologjisë diagnostikuese dhe intervenuese, që do të thotë se, përmes aparaturave moderne, mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik nëpërmjet trombektomisë mekanike. Në këtë shërbim do të trajtohen edhe patologji të tjera me origjinë vaskulare, si aneurizmat, të cilat deri më sot nuk trajtoheshin”, sqaroi ministrja Sala.

Ajo theksoi se investimi nuk përfshin vetëm teknologjinë, por edhe ngritjen dhe trajnimin e një ekipi të specializuar mjekësor, përfshirë neuroradiologët intervenues, infermierët dhe teknikët, për garantimin e cilësisë së shërbimit.

Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të kapaciteteve, brenda vitit 2026 në Shërbimin e Neurokirurgjisë do të instalohet edhe akseleratori linear për trajtimin e pacientëve me tumore të trurit.

Me një potencial prej rreth 200 procedurash të avancuara endovaskulare në vit, Angiografi Biplanar dhe Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese forcojnë kapacitetet e QSUNT për trajtimin e patologjive komplekse neurovaskulare, duke sjellë në vend mundësi të reja për ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më modern, më të specializuar dhe më pranë pacientit, duke sjellë në Shqipëri mundësi të reja për ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.

You Might Also Like

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blero humb një person të rëndësishëm të familjes
Next Article Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” sot po merr pamjen e saj të re, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?