By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ky është emri dhe mbiemri i personit nga Maqedonia e Veriut në dosjen e Shehollit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ky është emri dhe mbiemri i personit nga Maqedonia e Veriut në dosjen e Shehollit
Maqedoni

Ky është emri dhe mbiemri i personit nga Maqedonia e Veriut në dosjen e Shehollit

admin
Last updated: 27/08/2026 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit përmendet edhe një person nga Maqedonia e Veriut, i cili në komunikimet e evidentuara në materialet hetimore shfaqet fillimisht me emërtimin “Viktor Makedonia”, ndërsa në pjesë të tjera të dosjes përmendet emri Viktor Petrushevski.

Sipas aktakuzës, komunikimet e Shehollit nuk janë kufizuar vetëm në persona dhe struktura në Kosovë e Serbi. Prokuroria ka evidentuar edhe kontakte me personin e regjistruar në telefon si “Viktor Makedonia”, të cilat, sipas pretendimeve të aktakuzës, lidhen me përpjekjet për shtrirjen e ndikimit serb edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në pjesën tjetër të materialeve të përfshira në dosje, Prokuroria përmend Viktor Petrushevskin, duke e lidhur atë me komunikimet e zhvilluara me Shehollin në dhjetor të vitit 2024.

Sipas aktakuzës, nga këto komunikime rezulton se Sheholli kishte ndërmarrë veprime për organizimin e një takimi me Bojan Dimiqin, të cilin Prokuroria e identifikon si zyrtar të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA). Prokuroria pretendon se takimi ishte realizuar më 25 dhjetor 2024.

Pikërisht për shkak të përputhjes së emërtimit “Viktor Makedonia” me përmendjen e emrit Viktor Petrushevski në pjesë të tjera të dosjes, personi nga Maqedonia e Veriut del si një nga emrat që Prokuroria e ka përfshirë në materialet e komunikimeve të sekuestruara nga telefoni i Shehollit.

Megjithatë, pretendimet e Prokurorisë janë pjesë e aktakuzës dhe nuk përbëjnë vendim përfundimtar gjyqësor. Roli dhe përgjegjësia eventuale e personave të përmendur duhet të përcaktohen nga gjykata në procedurën përkatëse.

Fatmir Sheholli akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për spiunazh dhe shantazh, ndërsa çështja është duke u shqyrtuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president (letra e plotë)
Next Article NP “Ujësjellësi dhe kanalizime”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?