By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb që dhanë dorëheqje në vitin 2022
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb që dhanë dorëheqje në vitin 2022
Kosovë

KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb që dhanë dorëheqje në vitin 2022

admin
Last updated: 27/08/2026 12:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht, argument.mk/ – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Vendimi është marrë me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim. Gjatë diskutimit, anëtarët e KGJK-së kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë e rikthimit të tyre në sistemin gjyqësor.

Emrat e gjyqtarëve serb të dorëhequr në vitin 2022 do ti dorëzohen U.D. presidentes Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

Anëtari i KGJK-së, Artan Abazi, ka kundërshtuar rikthimin e gjyqtarëve dhe stafit administrativ, duke theksuar se dorëheqjet e tyre në vitin 2022 kanë qenë të parevokueshme dhe se gjatë katër viteve ka pasur ndryshime në ligje dhe praktika.

“Duke pasur parasysh që në vitin 2022, këta gjyqtarë me vullnetin e tyre kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme, kjo është për me pasur parasysh. Duke pasur parasysh këtë gjendje unë konsideroj që gjyqtarët edhe stafi administrativ duke pasur parasysh që 4 vite nuk janë, ata kanë humbur edhe aftësinë profesionale për ta ushtruar pozitën e gjyqtarit dhe pozitat administrative. Konsideroj se absolutisht nuk janë të aftë të ushtrojnë pozitën sepse kanë ndryshuar ligji, praktikat, në aspektin profesional së pari. Unë konsideroj që për disa janë të përfshirë edhe në aktivitete politike, ata që janë të përfshirë në aktivitete politike nuk kanë vend sistemin gjyqësor të Kosovës. Ne nuk e din që ndonjëri nga ta mund të ketë kryer edhe vepër penale. Propozoj që të mos aprovohet kërkesa për revokimin e dorëheqjes”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtarja e KGJK-së, Ivana Milenkoviq, ka mbështetur kthimin e tyre në sistem, duke argumentuar se me pranimin e tërheqjes së dorëheqjeve do të përmbushej garancia kushtetuese ndaj qytetarëve.

“Me pranimin e tërheqjes së dorëheqjeve, ne nuk po u bëjmë koncesione gjyqtarëve, por po përmbushim garancinë kushtetuese ndaj qytetarëve. Heqja e mandatit të gjyqtarëve dhe menaxhimi i statusit të dorëheqjeve janë në kompetencën ekskluzive të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Me refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve, do të krijonim një vakum juridik dhe institucional, i cili, sipas ligjit në fuqi për gjykatat, është i pamundur të plotësohet shpejt pa cenuar vetë rrjedhën e kornizës ligjore. Gjyqtarët dhe stafi ndihmës, në kuadër të procedurave ligjore, kanë paraqitur kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve. Me këtë, është rivendosur vullneti juridik i bartësve të funksioneve gjyqësore për të vepruar me kapacitet të plotë brenda Kosovës. Me këtë hap do t’u mundësojmë gjyqtarëve që të kthehen në detyrat e tyre, do ta mbrojmë rendin kushtetues dhe do ta rikthejmë sigurinë juridike për qytetarët”, tha ajo.

Ndërkaq, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, ka thënë se zgjidhja do të duhej të ishte lirimi i këtyre zyrtarëve nga detyra dhe hapja e një konkursi të ri.

“Mendoj se zgjidhja do të duhej që këta zyrtarë të lirohen nga detyra dhe të hapet konkursi. Nëse ne do të pranojmë këtë pas 4 vitesh do të krijohet një precedent i rrezikshëm. Nëse partnerët tanë kërkojnë që të shkelet kushtetuta, mendoj që është jo korrekte sepse nuk do ta bënin ata në vendin e tyre. Mandati i gjyqtarit nuk fillon nga emërimi por nga betimi, dorëheqja nuk ka qenë individuale, por ka qenë e orkestruar dhe kolektive”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër i KGJK-së, Ahmet Imami, ka votuar kundër rikthimit të tyre në sistemin gjyqësor.

“Unë do të votoj kundër që ata të kthehen në sistemin gjyqësor pas katër viteve sepse dorëheqja e tyre ka qenë vullnetare”, tha ai.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalesa për lëvizje nëpër pyje vazhdon deri më 30 shtator, rreziku nga zjarret ende është i madh
Next Article PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?