By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Vizita e kreut të CIA-s në Moskë mund të sjellë rezultate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Vizita e kreut të CIA-s në Moskë mund të sjellë rezultate
Bota

Trump: Vizita e kreut të CIA-s në Moskë mund të sjellë rezultate

admin
Last updated: 27/08/2026 12:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 gusht, argument.mk/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vizita e papritur e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë mund të sjellë zhvillime të reja në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas BBC.

Ratcliffe shkoi në Moskë të martën me një avion ushtarak amerikan dhe u largua vetëm disa orë më vonë.

Vizita e tij nuk ishte njoftuar paraprakisht dhe ka shkaktuar shumë spekulime për arsyen e saj.

Trump nuk tregoi se çfarë u diskutua, por e cilësoi takimin si “pothuajse rutinë”. Ai shtoi se SHBA-ja dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë.

Kremlini konfirmoi se Ratcliffe zhvilloi kontakte me shërbimet ruse të inteligjencës, por tha se nuk u takua me presidentin Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini informohet menjëherë për zhvillimet e rëndësishme, por nuk dha detaje për nivelin apo përmbajtjen e bisedimeve.

Trump tha gjithashtu se ishte ende herët për të vlerësuar nëse vizita do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, të cilat janë rënduar ndjeshëm nga lufta në Ukrainë.

Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, para vizitës, SHBA-ja e kishte informuar Ukrainën se një delegacion i lartë do të shkonte në Moskë dhe i kishte kërkuar Kievit të pezullonte sulmet derisa delegacioni të largohej.

CIA dhe Pentagoni nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare për vizitën.

Analistët i thanë BBC-së se një nga arsyet e mundshme të udhëtimit mund të ketë qenë paralajmërimi i drejtpërdrejtë i Moskës, që të ndalojë aktivitetet e luftës jo-konvencionale kundër vendeve të NATO-s, përfshirë veprime të lidhura me dronë dhe avionë ushtarakë pranë ose mbi territorin e vendeve aleate.

Kjo është vizita e parë e tij e Ratcliffe në Rusi, që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump.

SHBA-ja dhe Rusia kanë vazhduar të mbajnë kontakte të drejtpërdrejta për çështje të inteligjencës dhe sigurisë, pavarësisht tensioneve të mëdha.

Herën e fundit që një drejtor i CIA-s vizitoi Moskën ishte në nëntor 2021.

Atëherë, William Burns paralajmëroi Rusinë të mos dërgonte trupa në Ukrainë.

Pak javë më vonë, Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Vizita e Ratcliffe vjen në një periudhë kur janë rritur tensionet mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, ndërsa bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, të udhëhequra nga SHBA-ja, duket se kanë ngecur.

Një ish-atashe ushtarak britanik në Moskë, John Foreman tha se SHBA-ja zakonisht nuk dërgon një zyrtar kaq të lartë në Moskë, pa njoftim dhe në një kohë kaq të shkurtër, nëse nuk ka diçka të rëndësishme që po ndodh.

You Might Also Like

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash

Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina i kërkon SHBA -së heqjen e tarifave përpara vizitës së presidentit Xi
Next Article Mbi 90% e pishinave private në Shkup janë ndërtuar pa dokumentet e nevojshme ligjore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?