By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha reagon lidhur me arrestimin e Ergys Agasit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha reagon lidhur me arrestimin e Ergys Agasit
Shqipëri

Berisha reagon lidhur me arrestimin e Ergys Agasit

admin
Last updated: 27/08/2026 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas arrestimit të Ergys Agasit.

Sipas Berishës, pavarësisht se Agasi ishte në kërkim, ai ka lëvizur i lirë për rreth tetë muaj në Xhafzotaj, Manzë dhe Surrel.

“Ergys Agasi u arrestua dje, pasi lëvizi 8 muaj lirshëm. Në Xhafzotaj tek shtëpia e vet, në Manzë dhe pika tjetër e trekëndëshit në Surrel. Pra, Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë. Lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues lëvizte, duhet ta theksoj këtë”, tha ai.

Berisha e konsideroi arrestimin e Agasit një zhvillim pozitiv, por kërkoi që hetimi të monitorohet nga institucionet ndërkombëtare. Ai iu drejtua në mënyrë të veçantë Europol-it, Eurojust-it dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere.

Berisha tha gjithashtu se Agasi kishte akses në të dhëna sensitive të sistemit TIMS dhe se këto të dhëna ishin vënë në dispozicion të personave që ai i cilësoi si “armiq të NATO-s”.

“Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Ai kontrollonte çdo person që hynte dhe të gjitha komunikimet. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta për “Territorialen” në Maliq, organizatori përplaset me gazetarët
Next Article Transformimi i Dolces me flokë të kuqe përmes AI mahnit ndjekësit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?