By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulme masive ruse me raketa dhe dronë ndaj nëntë qyteteve ukrainase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulme masive ruse me raketa dhe dronë ndaj nëntë qyteteve ukrainase
Bota

Sulme masive ruse me raketa dhe dronë ndaj nëntë qyteteve ukrainase

admin
Last updated: 27/08/2026 16:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Moskë, 27 gusht, argument.mk/ – Rusia kreu gjatë natës një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur të paktën nëntë qytete, raportoi AP.

Sulmet vazhduan edhe në orët e mëngjesit, ndërsa shpërthime u dëgjuan edhe në Kiev.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, objektivat ishin kryesisht objekte të lidhura me luftën, përfshirë ndërmarrje industriale, rafineri nafte, qendra logjistike dhe infrastrukturë portuale.

Megjithatë, u dëmtuan edhe zona civile dhe ndërtesa banimi.

Sipas autoriteteve ukrainase, dy persona u vranë, një grua 78-vjeçare në rajonin e Zaporizhias dhe një person në rajonin e Kharkivit. Të paktën 14 persona të tjerë u plagosën.

Në Kiev, sulmet prekën katër zona të qytetit dhe dëmtuan ndërtesa banimi, një shkollë dhe një qendër shëndetësore. Nuk pati viktima të raportuara në kryeqytet.

Rajoni i Odesës u sulmua për më shumë se shtatë orë. U dëmtua një pallat 16-katësh, dy objekte arsimore dhe një magazinë gruri.

Sulmi shkaktoi gjithashtu vonesa të mëdha në transportin hekurudhor, me disa trena që u vonuan më shumë se 17 orë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po rrit prodhimin dhe përdorimin e raketave dhe se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për të përballuar raketat balistike.

Ukraina ka mungesa të mëdha të raketave për sistemet amerikane “Patriot”.

Ukraina sulmon objektivat në Rusi

Ndërkohë, Ukraina vazhdon të kryejë sulme me dronë me rreze të gjatë brenda territorit rus.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, raketat e lëshuara nga avionët goditën pika komanduese ruse pranë Donetskut.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se mbrojtja ajrore rrëzoi 267 dronë ukrainas gjatë natës mbi 14 rajone ruse, si dhe mbi Krimenë e aneksuar ilegalisht, Detin e Azovit dhe Detin e Zi.

Dronët ukrainas kanë goditur gjithashtu “Ozon”, kompaninë e dytë më të madhe ruse të tregtisë online, pas sulmeve të mëparshme ndaj magazinave të gjigantit rus “Wildberries”.

Zelensky pritet të vizitojë Moldavinë

Zelensky pritet të vizitojë sot Moldavinë, në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë së vendit.

Ministria moldave e Mbrojtjes tha se pesë dronë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë natës, por nuk përcaktoi se kush i kishte lëshuar.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Greqia raporton 232 raste me virusin e Nilit Perëndimor dhe 19 viktima që nga fillimi i viti
Next Article Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?