By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit
Kosovë

Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit

admin
Last updated: 27/08/2026 18:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht argument.mk/ – Më 7 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh.

Nga kjo gjykatë thanë për Radion Evropa e Lirë se seanca do të nisë në orën 09:30 dhe do të jetë e hapur për publikun.

Njoftimi për nisjen e gjykimit ndaj Shehollit vjen disa ditë pasi ndaj tij, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh.

Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe për veprën tjetër penale, akuzohet se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh.

Në aktakuzën prej 80 faqesh, Prokuroria pretendon se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA nga një datë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025 dhe i ka raportuar Bojan Dimiqit, drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Sheholli akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe i ka përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna këtij agjenti të BIA-s informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitete politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Sheholli u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim.

Rasti i Shehollit është një nga disa raste të spiunazhit të dyshuar për Serbinë që autoritetet kosovare kanë hetuar viteve të fundit.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai është deklaruar fajtor për spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen, gjithashtu, nën akuzat për spiunazh për Serbinë.

Ndërkaq, në gusht të këtij viti, Fehim Sali u arrestua nën akuza për spiunazh për Serbinë. Prokuroria Speciale pretendon se ai ka mbledhur, ndër të tjera, informacione për persona që i përkasin sektit vehabi.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili
Next Article Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?