By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Bota

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

admin
Last updated: 27/08/2026 19:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Podgoricë, 27 gusht argument.mk/ – Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari të koordinuar hibride, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.Në një postim në X, Spajiq nuk tregoi se cilat janë këto dy shtete dhe as nuk dha ndonjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime.

“Sipas informacioneve tona, këto aktivitete synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, shkroi Spajiq.Mali i Zi synon që deri në fund të vitit t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të realizojë objektivin strategjik për anëtarësim në BE gjatë vitit 2028.

“Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i cilësdo strukturë politike”, shkroi Spajiq në X.Megjithëse Spajiq nuk bëri të ditur se nga cilat shtete të rajonit mund të jenë zyrtarët e përfshirë në aktivitetet hibride kundër Malit të Zi, këtë vit janë shtuar tensionet mes Beogradit dhe Podgoricës.

Në anën tjetër, çështjet e hapura mes Malit të Zi dhe Kroacisë mund t’ia vështirësojnë Podgoricës përfundimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.Autoritetet malazeze thonë se një pjesë e strukturave politike në Beograd nuk janë të gatshme ta pranojnë Malin e Zi si shtet sovran.

Serbia ua ka ndaluar hyrjen disa gazetarëve malazezë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi masa reciproke pas vendimit të autoriteteve në Podgoricë për t’ia ndaluar hyrjen kryeredaktorit të tabloidit Informer, Dragan Vuçeviq, i afërt me autoritetet në Beograd. Në Mal të Zi, në fund të majit, u kufizua për gjashtë muaj ritransmetimi i programeve të televizionit serb Informer TV.Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në fillim të qershorit në Tivat, nga Mali i Zi u dëbua, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, një grup prej rreth 90 burrash, në mesin e të cilëve Radio Evropa e Lirë identifikoi përkrahës të autoriteteve në Serbi dhe persona që kishin sulmuar protestuesit antiqeveritarë.

Sa u përket marrëdhënieve mes Podgoricës dhe Zagrebit, Kroacia këmbëngul në zgjidhjen e disa çështjeve dypalëshe të hapura, në mesin e të cilave janë dëmshpërblimet për ish-të burgosurit e kampeve, 14 personat e zhdukur nga Lufta për Atdheun, ndjekja penale e krimeve të luftës, zgjidhja e kërkesave pronësore-juridike të shtetasve kroatë dhe demarkimi i kufirit detar./Rel

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë
Next Article Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?