By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
MaqedoniTOP LAJM

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

admin
Last updated: 27/08/2026 21:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht argument.mk/ – Çdo person për të cilin do të gjendet çfarëdo dëshmie se ka keqpërdorur çfarëdo pozite apo ka punuar në mënyrë të papërgjegjshme në shërbim, do të veprohet në përputhje me ligjin dhe ai do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë, për shkak se ka keqpërdorur besimin e qytetarëve maqedonas dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ka njollosur imazhin e ministrisë dhe të kolegëve të tij që me ndershmëri dhe profesionalizëm e kryejnë punën e tyre, deklaroi sonte në TV Sitel ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai u pyet nëse ka pasur zyrtarë policorë të cilët, për 1.400 euro, kanë lëshuar leje të falsifikuara për vozitje, përkatësisht leje me kategori më të larta për drejtimin e automjeteve nga ato që personat i kanë pasur në lejet e tyre origjinale.

„Gjatë ditës së djeshme, nga mediat në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parashtrua një pyetje e tillë. Ne u përgjigjëm se po veprohet lidhur me informacionet e marra nga MPB-ja për dyshime konkrete për vepër penale. Këto informacione janë ndarë me Prokurorinë Publike, e cila ka dhënë urdhër për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore nga Kontrolli i Brendshëm në kuadër të Ministrisë“, tha Toshkovski.

Ai theksoi se për momentin nuk dëshiron të ndajë më shumë detaje për rastin, pasi bëhet fjalë për veprime që janë objekt i përpunimit operativ nga Kontrolli i Brendshëm në MPB dhe ekzistojnë dyshime të bazuara se janë kryer parregullsi të caktuara.

„Kur të kemi mundësi, natyrisht që do ta informojmë opinionin. Kjo është një temë e rëndësishme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për opinionin. Nuk guxojmë të lejojmë keqpërdorimin e pozitës zyrtare“, theksoi ministri.

Sa i përket pyetjes nëse kjo grupë është e lidhur me aferat e së kaluarës për lëshimin e pasaportave, Toshkovski tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje në këtë pjesë, por është i bindur se nëse atëherë do të ishin shqiptuar dënime më të ashpra, një gjë e tillë nuk do të përsëritej.

„Nuk do të doja të hyja në detaje në atë pjesë, por jam i sigurt se nëse do të kishte dënime më të ashpra me burg dhe masa të tjera që mund të shqiptohen në kuadër të një aktgjykimi të formës së prerë ndaj atyre për të cilët ishte dëshmuar se kanë keqpërdorur pozitën në kuadër të MPB-së, si dhe në shërbimet administrative, tani nuk do të guxonin kaq lehtë ta bënin përsëri të njëjtën gjë“, shtoi Toshkovski.

Ai theksoi se, edhe pse këtë herë bëhet fjalë për leje për vozitje dhe jo për dokumente udhëtimi, thelbi është i njëjtë – ekzistojnë dyshime të bazuara ose indikacione për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo punë të papërgjegjshme në shërbim, në pjesën që lidhet me falsifikimin e dokumenteve.

You Might Also Like

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Mickoski: Kërkesat e bujqve janë legjitime, do t’i ndihmojmë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë
Aksion i madh policor, midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?