By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
Kosovë

Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi

admin
Last updated: 31/08/2026 11:12
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Turqisë.

Gjatë ceremonisë, Maqedonci është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler. Ai u ka uruar të dy zyrtarëve Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.

Një nga momentet e veçanta të ceremonisë ishte diplomimi i pesë kadetëve nga Kosova, të cilët përfunduan me sukses studimet e tyre ushtarake.

Maqedonci i ka përgëzuar kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë është i rëndësishëm, ndërsa mbështetja në edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Memaj për ATSH: Nga nesër reduktojmë flotën e autobusëve me 20-30%
Next Article Arritën marrëveshje për pranim fajësie, veçohet procedura për dy të akuzuar për barrikadat në veri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?