By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E njëjta prokurore, Kolareviq, sërish do të hetojë nëse biznesmenët Kapushevski dhe Jahoski kanë kryer krim në “TEC Negotinë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > E njëjta prokurore, Kolareviq, sërish do të hetojë nëse biznesmenët Kapushevski dhe Jahoski kanë kryer krim në “TEC Negotinë”
Maqedoni

E njëjta prokurore, Kolareviq, sërish do të hetojë nëse biznesmenët Kapushevski dhe Jahoski kanë kryer krim në “TEC Negotinë”

admin
Last updated: 31/08/2026 13:59
By admin 4 Min Read
Share
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Pasi Prokuroria e Lartë e anuloi vendimin për ndërprerjen e hetimit për rastin “Mazuti në TEC Negotinë” dhe urdhëroi vazhdimin e veprimeve hetimore kundër biznesmenëve Asmir Jahoski, Ratko Kapushevski dhe të tjerëve të dyshuar për krim prej 167 milionë euro, lënda sërish kthehet në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe atë në duart e së njëjtës prokurore, Katerina Kolareviq. Edhe pse Kolareviq pohonte se nuk ka asnjë provë kundër të dyshuarve, megjithatë procedura kërkon që lënda të kthehet te i njëjti prokuror që ka vepruar një here, raporton Fokus, transmeton Zhurnal.

Për këtë lëndë në Prokurorinë e Lartë vepronte prokurori i lartë Jovan Cvetanovski, i cili tani i dha udhëzime prokurores Kolareviq.

Përjashtimi i saj është i mundur vetëm nëse konstatohet punë jo profesionale ose e pandërgjegjshme, por diçka e tillë për momentin nuk po shqyrtohet dhe sipas informacioneve nga prokuroria për “Fokus”, lënda mbetet te Kolareviq.

Megjithatë para prokurorit publik republikan Nenad Saveski është paraqitur kërkesë për kontroll mbi këtë lëndë, të cilën para disa muajsh ia dorëzoi ESM, kompania e dëmtuar në rast. Saveski së fundmi theksoi se nuk do të veprojë sipas kërkesës derisa të shprehet Prokuroria e Lartë, që të mos bëhet presion.

“Kërkesa është me qëllim të konstatohet mospërputhja në drejtimin e procedurës”, njoftuan së fundmi nga ESM.

Prokurori republikan Saveski atëherë përsëriti se vendimet e prokurorisë publike nuk janë punë e gjykuar. Gjithashtu theksoi se nuk do ta komentojë deklaratën e ministrit Pançe Toshkovski se ishte i shokuar nga mbyllja e hetimit për këtë rast.

“Nëse dalin prova të reja dhe rrethana të reja procedura mund të fillojë sërish. Ky është i vetmi mënyrë legalist për të arritur te drejtësia dhe e vërteta. Është me rëndësi të theksohet se akuzat gjithmonë duhet të bazohen mbi prova nga të cilat ajo akuzë do të provohej para gjykatës jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm. Gjithashtu, nëse gjatë procedurës penale gjykata sjell vendim lirues dhe ai bëhet i formës së prerë, atëherë kjo është punë e gjykuar (res judicata)”, shpjegonte Saveski.

Ndërkohë, tani, Prokuroria e Lartë Publike Shkup e ngarkoi OJQ për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të mbledhë dhe analizojë më shumë të dhëna nga disa institucione të tjera, si dhe të urdhërojë ekspertiza të reja me qëllim shqyrtimi të saktë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësisë eventuale penale.

Një nga argumentet kryesore të prokurores Katerina Kolareviq për ndërprerjen e hetimit për “Mazutin në TEC Negotinë”, rast i rëndë 167 milionë euro, ishte se ESM nuk kishte raportuar dëm.

Në fokusin e hetimit ishte firma RKM që e kishte fituar tenderin dhe pronarët e saj Ratko Kapushevski dhe Erdjan Sulkoski. Ndër të dyshuarit ishte edhe pronari i Pucko Petrol, Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI, Ismail Jahoski. Sulkoski është ish‑i punësuar në Pucko Petrol, e më pas u bë një nga pronarët e RKM bashkë me Kapushevskin. Në hetim ishte përfshirë edhe ish‑drejtori i ESM, Vasko Kovacevski, i cili është në arrati dhe kërkohej me fletë‑arrest ndërkombëtar për rastin “Additiv”. Ishte përfshirë edhe një ish‑drejtor tjetër i ESM, Adrian Muca.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president
Next Article Varësitë e reja digjitale: Sa po na kontrollon telefoni?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?