By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski në takim me drejtorin e Eurokontoll: Forcohen kapacitetet e aviacionit vendor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski në takim me drejtorin e Eurokontoll: Forcohen kapacitetet e aviacionit vendor
Maqedoni

Nikollovski në takim me drejtorin e Eurokontoll: Forcohen kapacitetet e aviacionit vendor

admin
Last updated: 31/08/2026 14:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolovski sot realizoi një takim pune me Raul Medina, drejtorin e përgjithshëm të EUROCONTROL. Të pranishëm në takim ishin edhe Dragi Stojanovski, drejtor i Agjencisë për Aviacion Civil dhe Vladimir Risteski, drejtor në M‑NAV.

Në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm me EUROCONTROL dhe mundësitë për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve të autoriteteve të aviacionit në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Nikolovski theksoi se shteti në vazhdimësi punon për zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe operative të Agjencisë për Aviacion Civil, si dhe të Navigacionit Maqedonas, duke punuar në një Plan për përmirësim dhe forcim të burimeve njerëzore, me qëllim që sistemi të përgjigjet ndaj nevojave të rritura dhe rritjes së mëtejshme të pritur të trafikut.

Pikërisht në këtë drejtim politikat dhe masat që ndërmerr Qeveria janë të orientuara drejt përmirësimit të operativitetit dhe kapaciteteve të autoriteteve të aviacionit, si dhe drejt krijimit të kushteve për zhvillim të mëtejshëm të qëndrueshëm të aviacionit civil.

Në takim u theksua edhe se Maqedonia shënon zhvillim të fuqishëm të aviacionit si në numrin e operacioneve ashtu edhe në numrin e pasagjerëve, gjë që paraqet një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e lidhjes së vendit, hyrjen e kompanive të reja ajrore dhe hapjen e mundësive të reja për qytetarët dhe ekonominë.

Zëvendëskryeministri Nikolovski informoi gjithashtu se me sistemin e ri radarik i cili tashmë është instaluar pritet të forcohen më tej kapacitetet teknike për menaxhimin e trafikut ajror.

Në takim u konfirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit me EUROCONTROL të orientuar drejt prioriteteve kombëtare të shtetit, i cili deri tani realizohet përmes Programit për mbështetje të shteteve, në drejtim të përmirësimit të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë së trafikut ajror.

Vizita e drejtorit të EUROCONTROL në Maqedoni është pjesë e takimit të autoriteteve të aviacionit të vendeve të rajonit në organizim të Agjencisë për Aviacion Civil.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Varësitë e reja digjitale: Sa po na kontrollon telefoni?
Next Article Kryeparlamentari Gashi e akuzon BDI-në për keqpërdorim të Rregullores së Parlamentit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?