By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lefkov: LSDM shpërndan panik për ndërtimin e qendrës kombëtare të të dhënave që është obligim për BE dhe mbrojtjen e të dhënave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lefkov: LSDM shpërndan panik për ndërtimin e qendrës kombëtare të të dhënave që është obligim për BE dhe mbrojtjen e të dhënave
Maqedoni

Lefkov: LSDM shpërndan panik për ndërtimin e qendrës kombëtare të të dhënave që është obligim për BE dhe mbrojtjen e të dhënave

admin
Last updated: 31/08/2026 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – LSDM dhe Venko Filipçe shpërndajnë panik për idenë e ndërtimit të qendrave të të dhënave, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Mile Lefkov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe deputet i VMRO‑DPMNE.

Ai theksoi se opozita duhet të bëjë dallim të qartë mes qendrave private dhe qendrës kombëtare shtetërore të të dhënave.

“E para, Filipçe dhe udhëheqja e tij aktuale në SDSM duhet të bëjnë dallim mes qendrave private të të dhënave dhe qendrës kombëtare shtetërore të të dhënave. E dyta, Filipçe është i fundit që mund të kujdeset për interesat e qytetarëve dhe cilësinë e jetës së tyre”, tha Lefkov.

Sipas deputetit të VMRO‑DPMNE, ndërtimi i një objekti të tillë paraqet obligim që del nga Agjenda Reformuese në rrugën drejt BE‑së.

“Shteti ka obligim nga Agjenda Reformuese ose rruga drejt BE për ndërtimin e një qendre kombëtare të të dhënave. Dhe siç kemi informuar, Maqedonia ka një qendër të të dhënave në Prilep që është sekondare, ajo që i duhet është një primare ku në një vend do të ruhen të gjitha të dhënat nga institucionet shtetërore. Pra, qëllimi i kësaj qendre të të dhënave është siguria e të dhënave personale të qytetarëve si dhe siguria e të dhënave nga institucionet shtetërore”, deklaroi Lefkov.

Lefkov drejtoi edhe disa pyetje ndaj partisë opozitare lidhur me qëndrimin e tyre për sigurinë kibernetike.

“A mos janë Filipçe dhe SDSM që shpërndajnë panik kundër sigurisë së të dhënave personale dhe shtetërore? A e di SDSM se kjo është kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit? A e di SDSM se të dhënat e sigurta personale të qytetarëve janë me rëndësi të madhe për realizimin e të drejtave të tyre në baza të ndryshme si shëndetësore, sociale e të ngjashme?”, pyeti ai.

Ai shtoi se siguria kibernetike është segment kyç për çdo shtet modern.

“Siguria kibernetike ose mbrojtja nga sulmet ndaj sistemit të të dhënave është tipar i çdo shteti modern. Dhe zakonisht ndërsa VMRO‑DPMNE kujdeset për çdo qytetar dhe për shtetin, SDSM kërkon mënyra për realizimin e interesave të individëve”, përfundoi Lefkov.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhurata “perfekte” për përvjetor, burri fiton 100 mijë dollarë në lotari
Next Article Marrëveshje miliardëshe Greqi-Izrael për mbrojtjen kundërajrore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?