By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur
Shqipëri

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë, zotim i mbajtur

admin
Last updated: 31/08/2026 14:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur ditur se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, në kuadër të projektit Smart City, për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore.

Rama tha se vendimi për investimin në teknologji të reja për rritjen e sigurisë erdhi pas një ngjarjeje tragjike të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra me thikë një 14-vjeçar.

Sipas tij sistemet ekzistuese të kamerave nuk ndihmuan mjaftueshëm në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Rana shtoi se sistemet e reja mund të sinjalizojnë në kohë reale drejtuesit e shkollave, punonjësit e sigurisë dhe Policinë e Shtetit, me synimin për të mundësuar reagim më të shpejtë ndaj situatave të rrezikshme.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje. Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla.

“Sot, ky zotim ka nisur të bëhet realitet. Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente, të cilat janë një mjet me aftësi të jashtëzakonshme në duart e  drejtuesve të shkollave, punonjësve të sigurisë por natyrisht edhe të vetë prindërve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se kamerat inteligjente janë vendosur në të njëjtat hapësira ku ndodheshin sistemet e mëparshme, por ofrojnë mundësi shtesë për monitorimin dhe sinjalizimin e situatave të dyshimta.

Rama i cilësoi 20 shkollat e pajisura me teknologjinë e re si “pararojë” të një procesi që do të shtrihet gradualisht në të gjitha shkollat e vendit.

“Këto kamera janë vendosur dhe do të vendosen po aty ku ishin të vjetrat, po ndryshe nga të vjetrat, ato jo vetëm shohin edhe sinjalizojnë në kohë reale drejtorinë, punonjësit e sigurisë apo vetë Policinë e Shtetit duke i ndihmuar ata të kapin shpejt sinjalin, të kuptojnë shumë më mirë për çfarë bëhet fjalë dhe të ndërhyjnë pa humbur kohë. Këto 20 shkolla janë vetëm pararoja e procesit. Zotimin e bërë pas asaj tragjedie, do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle, me teknologjinë në shërbim të njeriut dhe me sigurinë e fëmijëve mbi gjithçka”, tha Rama.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chelsea gjen zëvendësuesin e Enzo Fernandez, kushton 60 milionë euro
Next Article “Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?